Nga Luan Çipi
Një lajm të mirë përjetuam kur u ndërrua Qeveria
Dekretin e parë që shpalli: “T’i vihet fotografia…
Unë jam Ismail Qemali, më pas më vjen historia”.
Them se, ky vendim i rrallë, sikur kishte mentë e mia,
Si kujtesë për çdo zyrtar, si model për korrektesë,
Për plakun trim e atdhetar, që u shua për Shqipërinë,
Shëmbëlltyrën e pa parë me dituri, fjalë dhe besë,
Që la ofiqe e kolltukë, për Komb shkriu pasurinë.
Pas këtej “Emblema e Nderit” do ndriçojë në çdo mur,
Do shohë, do pyesë, do ndalojë, çdo shkelje e padrejtësi
I drejt, i mençur, besnik, mjekër bardhi dritë e nur,
Dëshmitar do jetë prezent, “sikur kërkon llogari”.
Vlorë, 18.09.2013