Shkruan : Avdi Ibrahimi
TREGIM
VAJZA ME GJARPËR
Në gropzën e oxhakut ishte ndezur një zjarr që shkëndijonte errësirën nga flake të verdha që vezullonin fytyrën e gjyshit, dhe të gjyshës. Në dhomën e zjarrit mbretëronte një ngrohtësi, dhe kundërmonte era e kungujve e misrit të zjerë. Gjyshi kishte ndenjur në karrigen e ulët me tri këmbë në të majtë të oxhakut, ndërsa gjyshja në të djathtë të oxhakut rrinte heshtur e kredhur në mendime, kurse ne fëmijët Shpendi, Arbëni, Japiga, e Thesprota, ishim të ulur në kashtën e mbuluar me cergë me vija të trandafilta, ndërsa nënë Xhevahirja e babë Besmiri kujdeseshin për kafshët. Heshtjen e asaj nate e kishte prishur gjyshi me zërin e tij burrëror,tek kishte filluar tregimin edukativ, të befasishëm për ne, pasi këtë natë të qetë nuk kërkuam nga gjyshi të na tregonte diçka nga e kaluara?! Me vemendje te plot dëgjuam tregimin teksa e filloi gjyshi:
- Në fshatin Kabash, në afërsi të kodrës së varrezave, ku ishte ngritur faltorja vend i adhurimit ilir, ku fshatarët i luteshin zotit të tyre Diellit. Aty pranë jetonte sëbashku me prindin e vet një vajzë e bukur, që për nga bukuria ja kalonte edhe Helenës së Paridit të Trojës e quhej Rozafa. Ajo ishte një femër intelegjente, shum e sinqertë e fare e thjeshtë, por plot besim tek zoti Diell. Gjatë gjith jetës së saj shquhej për bamirësi, njëkohësisht kishte aftësi për të parashikuar të ardhmen. Ndërsa këtyre anëve kishin dal në skenë një grup hajdutësh që për habin e të gjithëve vidhnin në varre çarçafet qefin të të vdekurve. Hajdutet nuk ishin nga trojet tona, ata ishin të ardhur nga malet Karpate, dhe Ural, por egërsia e tyre ishte ç’njerëzore, që nuk përfillnin fare doke e zakonet tona, ata jetonin në kodrinen e Rrezonës paksa më larg prej Kabashi. Në fshatrat për rreth Kabashit kishin marrur dhenë thash e themet lidhur me këtë dukuri makabriteti. Disa nga fshatarët thoshin se kukudhët e kqinj nuk gjenin qetësi në varre, natën dilnin nga varri për t’i sjellur fatkeqësi njerëzve. Të tjerët thoshin se kjo ishte parashenja e kiametit (apokalipses), sipas librave të shenjtë, që parathonë ringjalljen e të vdekurve. Nga të gjiyha këto thash e theme, fshatarët shpresonin se të vërtetën mbi këtë dukuri të ligë, do t’ua thoshte Rozafa. Ajo u kishte shpjeguar fshatarëve se nuk është fjala për asfarë shenje të kiametit,e as që janë ngritur nga varret shpirtërat e kqinj, por se është fjala për një grup hajdutësh që veprojnë nën urdhërat e dreqit. Kështu fshatarët ishin qetësuar paksa. Ndërsa tri ditë para Shën Gjergjit, ajo e kishte lutur babë Ajaksin që të kontaktonte hajdutët, që t’ju paguante atyre sa ti kërkonin monedha ari, në mënyrë që natën e varrit të mos i shkonin hajdutët për t’ja vjedhur çarçafin qefin, se në emër të zotit Diell, në ditën e Shën Gjergjit ajo do të ndërronte jetë nga kjo botë. Kështu ajo nuk dëshironte që këta të paudhë t’ja zbulonin varrin e ta xhveshnin nga çarçafi qefin, si vajzë e re që ishte të mos turpërohej përpara zotit e para të paudhëve. Se parashikimet më thonë se këta soj njerëzish në shekujt që do të kalojnë do të bëjnë masakra të papra ndaj popullit tim. Ajaksi s’kishte pse e kundërshtonte parathënën e saj, kur e dinte se atë që thoshte, ashtu edhe do të ndodhte. Ashtuqë kish marr kontaktin më njerin nga hajdutët, e kishte paguar aq sa kishte kërkuar monedha kukëudhi. Vërtet në ditën e Shën Gjergjit, Rozafa kishte mbyllur sytë përgjithmon nga kjo botë trishtimi e frike. Të nesërmen pasdreke me nderime të larta ishte varrosur ajo.
Akrepat eorës kalonin mbi njëri tjetrin. E ne fëmijët prisnim me ankth, se si do të përfundonte këtë tregim të frikshëm gjyshi.
- Atë natë kishte rënë heshtje varresh u dëgjua sërish zëri i gjyshit Rozafës ju kishin ndalur rrënkimet e zemrës, mbi varrin e saj ende lulet ruanin freskin e tyre. Brenda ishte errësirë e pafund, dhe bënte ftohtë, atë natë pranvere. Hëna ndriqonte atje lartë në qiell. Ishte një hënë ndriqim plote. Hajdutet edhe pse ishin paguar, përseri pas mesnate shkuan te varri Rozafës, dhe pa frik zbuluan varrin, që rrezet e hënës e kishin ndriquar si të qe një ditë me diell. Ju afruan vajzës, zgjatën ato duar të pista, filluan ta zhveshnin nga çarçafi i bardhë si bora. Ato duar të ndyra ndien një akullsi përpara trupit të gurosur, ajo ftohtësi sonte për çudi u kishte future ethet në bark. Rozafes së mire po i vidhej çarçafi çefin, e vetmje gjë që kishte marrur më vete…Ashtu e lakuriquar, me urdhërin e të madhit zot, ajo hapi ata sy qiellor?! Ata kishin mbetur të ngrirë, ishin mbërthyer afër njëri tjetrit tek shikonin me habi këtë skenë të çuditshme. Tmerri i kishte kapur, i la për një çast pa frymë, duke menduar se mos ishin në halucinacione, i kishte pushtuar një tmerr i pashpjeguar, një frikë çmendurie. Ata kishin vjedhur me dhjetra çarçaf qefin, i kishin shitur pastaj me çmime të ulëta në treg, por gjer në këtë natë asgjë e jashtëzakonshme nuk u kishte ndodhur?! Ndërkohë u ndie zëri i mekur i Rozafes, – pse sonte në natën e varrit nuk më lini të qetë o të paudhë…! Si duket nuk ju ka pagauar imë atë ë? – Po u përgjigjën me një zë paksa të mbytur hajdutët, sikur ndonjë hije varri t’i kishte kapur për fyti.– Oh! Ai na ka paguar edhe mire, po zanati ynë është ky, që t’ua vjedhim varret, faltoret, mitet, legjendat, tokat, bagëtitë bile edhe çarçafët qefin! – Pas kësaj skene tragjike… Rozafa, kishte pyetur Arangjelli, ç’e ke këtë gjarpër të mbështjellur në dhëmbin tend?! Rozafa e bukur kish vështruar me kujdes Mirosllavin, Çedomirin dhe Sashën fytyr trembur. – Si është e mundur kishin folur të tre me një gjuhë të dobët shqipe, - në dhëmbin tend ai gjarpër i vogël të qëndrojë?! – Ne tani po kuptojmë se sa rendë kemi gabuar. Ata ja kthyen çarçafin e kishin lutur që ti falte, e tu tregonte punën e atij gjarpëri të zi…
- Oh! Sikur ta dinit si kam jetuar! Jam rritur me prindërin tium Ajaksin e urtë e të mençur, tashmë ju e njihni atë. Ai më kishte edukuar të jetoja me ndërgje të pastër, të isha një bamirëse e fjalë ëmbël ndaj çdo njeriu, porosin e tij e kam kryer më përpikmëri, përderisa isha në mesin e të gjallëve, nuk kam bërë çoftë edhe një të keqe të vogël, me përjashtim të një rasti, ku në gardhin e fqiut tim Platorrit, kam marrur një ferrë, me të cilën e kam pastruar këtë dhëmb të prishur… – Oh! Kishin klithur më zë të dridhur hajdutët! Pa, pa, e çdo ndodhë me ne, qe shum të liga i kemi bërë popullit të Arbërit…S’mund të besojmë, se sa të zeza kemi bërë. Ç’hipokrizi e gënjeshtra kemi përhapur…Sa të liga u kemi bërë këtyre njerëzve…Ç’shtazëri kemi punuar. Ah, edhe të vdekurve në varre u kemi prishur çetësinë…Ndërkaq Rozafa kishte mbyllur sytë, dhe gojën…Hajdutët sllavo-ortodoks, edhe sot e kësaj dite nuk kanë mbledhur mend ata po mundohen të shkatërrojnë gjithçka që është e jona…Ata na i prenë me sakic më 1913 mbi shtatëdhjetë burra e dy femra të martuara në Kishë të Kabashit…Ne megjithatë mbijetuam të gjitha kohet e trazuara në Gadishullin e Ballkanit… – Ky tregim na la të nemitur ne fëmijët që po rriteshim.Ndërsa gjyshja e kishte çortuar gjyshin, se fëmijëve nuk duhet treguar natën ngjarje të frikshme, qofshin ato edhe më përmbajtje edukative…
Tërë natën nuk kisha fjetur përbluaja në mendje Rozafën, hajdutëtët, dhe burrat e grate të prerë me sakic nga Spirr Delloci, në Kishë të Kabashit.