Abdullah Prapashtica
Abdullah Prapashtica
Ramiz LUSHAJ
1.
Kritika letrare
Shkruan:Ali Jasiqi
Vrasja e pandriçuar
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Kush e vrau Lajmëtarin – është titulli i novelës së Avdi Ibrahimit,të kësaj vepre që qëndron në mes të novelës dhe romanit.Sipas përshkrimeve të personazhit,ngjarjeve që shtjellohen në vepër nuk është vështirë që të dëshmohet se Lajmëtar Çlirimi në të vërtetë është atdhetari,patrioti,poeti e muzikanti Jusuf Gërvalla,që u vra pabesisht bashkë më të vëllanë e një tjetër,vrasje që edhe sot e kësaj dite ka mbetur e pandriçuar.Veprimtaria e tij e nxit autorin që të gjurmoj fakte,të imagjinojë ngjarje e personazhe në mënyrë që vepra e tij të hedhë një fije drite në ndriçimin e kësaj ngjarjeje tragjike.Në të vërtetë në qendër të vëmendjes së lexuesit dhe të ngjarjeve të novelës nuk është Lajmëtari,por Hektori,një personazh ky i paepur që gjurmon fakte e të dhëna për të ndihmuar në zbulimin e nxitësve të kësaj vrasje dhe arsyet e shkaqet që e kanë nxitur kryerjen e saj.Hektori që ka pikësynim shembëlltyrën e Lajmëtarit për të shkuar gjurmëve të tij që do t’i mundësojë ta çojë në vend amanetin e tij në vend,vështirë mund të lirohet nga dilemat se kush në të vërtetë është nxitës i likuidimit fizik të idolit të tij.Mos,vallë këtu ka gisht sigurimi shtetëror i Shqipërisë apo edhe ai gjerman ? Megjithatë,në bazë të të dhënave dhe fakteve vjen në përfundim se vrasjen e ka nxitur dhe e ka organizuar Shërbimi Sekret Jugosllav,kundërshtari i të cilit ishte Jusuf Gërvalla.Dorasi gjithsesi vjen në plan të dytë në krahasim me nxitësit dhe organizatorët.Autori në fund të veprës shtron dilemma para lexuesit dhe para organizatorëve.
Autori, në fund të veprës,shtron dilemma para lexuesit se kush mund të ishin vrasësit e shumë figurave të shquara shqiptare,në mesin e të cilëve e numëron edhe këtë të fundit.
Avdi Ibrahimi në këtë vepër ka vijëzuar disa personazhe,që këtu janë dhënë sipas metodës”bardh e zi”.Në një anë kemi Hektorin,Lonin,Profesor Kalimashin,Vashën,Lulëborën e ndonjë tjetër që simbolizojnë njerëzit e mirë,idealë e patriotë,e në anën tjetër Brushën,Vejziun,Sabit,Dilinxhiunetj. përfaqësues, të së, keqës,imoralit, antinjerëzorës,që zhytën gjithnji e më shumë në ujëra të turbullta me veprimet e ndyra,e mbi të gjitha,çka është edhe më e keqe,janë antikombëtarë.Kjo mënyrë e trajtimit pasqyron vlerën e veprës,do të pritet mire nga lexuesi.
Fragment nga novella ”KUSH E VRAU LAJMËTARIN”në Revistën “Kosovarja” qershor 2000.faqe 36. veçoi këtë fragment Ali Jasiqi
Avdi Ibrahimi
Pjella e qoftëlargut
Lajmëtari vërejti gjestin jonjerëzor të tij. I tha:
Vini për të më vrarë ? Keni marrë urdhër nga ata të UDB-së për të kryer atentat ndaj meje ?
Po tha si i përhumbur Analfabeti.
Pse ?
Kështu më kanë urdhëruar !
Po kush të ka urdhëruar ?
Shefi im,zotëri…Ai më ka thenë se duhet ta vrasësh Lajmëtarin, se është spiun i Jugosllavisë !…
Keni argumente për një akuzë kaq të rendë kundër meje zotëri ?
Unë personalisht nuk d’i asgjë,por Shefi më ka thenë se për këtë ekzistojnë disa fakte ?!
E keni menduar e peshuar mire këtë fare pune,se mos ju ka future Shefi në lojëra dinake ? Mos është ky një gjykim tepër i gabuar për mua !…
Eh ! Sa jam lodhur nga këto thashetheme që fliten e përfliten kundër meje,pa kurrfarë argumenti.Kam bindjen time se këto thashetheme burojnë dhe gatuhen në kuzhinat e kryeqendrës jugosllave dhe ndoshta edhe t’i Analfabet je bërë njëra nga veglat qorre të tyre.Mos edhe t’i je nga ajo pjella e Qoftëlargut ?-mendoi Lajmëtari me vete dhe tha: “ I gjori,ndoshta vetëm d’i të zbatoj urdhëra të eprorëve të tij,pa i kuptuar fare”. Zotëri s’keni pse më ofendoni me fjalë të rënda.Nuk jamë vegël e shkaut, por jamë në luftë kundër tij andaj largoni nga koka juaj ato mendime të gabuara që i krijuat për mua,unë i takoj Lëvizjes…
Oh ! Jo zotëri.Sikur të ishit kështu si thoni nuk do ta merrje për sipër një detyrë kaq budallaqe.Ti je njeri i lëkundur,lum miku.Ju s’jeni më askë,pra ju nuk jeni një krushk lirie,sado që e mbani veten për të tillë.Mendova njëherë se mos u ndodhët rastësisht pranë banesës sime,,se thotë urtia popullore:”Rasti është mbret i botës”.Dhe,kështu mendova mos rastësia na bëri edhe miq…
ANGJELINA KRASNIQI
Image may be NSFW.
Clik here to view.
NJË DHURATË E PA PRITUR
- rreth librit “Të duash Ty” të poetit Ndue Lazri –
Kisha dy ditë që qëndroja në Paris. Do të qëndroja dhe pesë ditë të tjera për tu shlodhur nga puna e pa ndërprerë e me orar të zgjatur. Si rezultat, zgjodha nga miqtë e punës që kishin qënë në Paris hotelin “Henri IV”.Ky hotel ndodhet në formën e një ishulli të madh në mesin e lumit të Senës.Ngjet si një anije e stërmadhe me primin e saj të dale përpara dhe me gjërësinë e gjatësine tepër gjigande dhe, me kiçin që shikon në drejtim të derdhjes së lumit.Që nga hoteli ku qëndroja shikoja lumin si vinte i rrëmbyer këto ditë i mbushur nga reshjet e shirave dhe, ndahej më dysh para syve të mi nga varka e madhe gjigante që ishte ishulli brenda tij.Ndonse hotelin nuk e kishte dhe aq pranë ku përplasej dhe ndahej, por zhurma e tij dëgjohej dhe në ballkonin tim.
Për të mos qëndruar krejt e vetmuar, një miku im më kishte premtuar dhe më kishte nisur, si me thoshte në nje mesazh, një pako me libra nga kryeqyteti Anglez, Londra.Sipas fjalës pakua duhet të vinte që diten e pare, apo të dytën, por dhe mund të vinte përpara se unë të mbërrija në hotel.Por si për inat dhe, si për të me shtuar ankthin e pritjes ende nuk kishte ardhur.Kisha mbetur me mendja nga dera, ose nga telefoni kur të me thërrisnin për të me dhuruar pakon, e cila, mes të tjerave kishte brenda dhe librin e mikut tonë Ndue Lazri, i cili, e kishte përcjellur te miku im në Londër që prej shumë muajsh edhe një kopje për mua.Libri në fjalë do kalonte katër shtete, i pa paisur me pashaportë ndërkombëtare, nga Italia në Londër, nga Londra në Paris, dhe nga Parisi bashkë me mua në Gjermani.Në këto përhumbje e sipër, me veshtrimin nga dritarja përtej urës së madhe mbi Senë trokiti dera.U ktheva rrëmbimthi dhe thirra, “ Urdhëroni”! Dera u hap dhe, në katrorin e saj pashë një djalë të gjate e të bukur të veshur me kostum të zi, frak në ngjyrë të kuqe, dhe një si kokore, si flokë të dendur e shumë ngjyrshme.
-Gazetat zonjë! Fjalët i kishte të prera, salutimin të këndshëm dhe lëvizjet shumë estetike.Fliste një anglishte të pastër dhe me fjalë që i shkonin për shtat fytyrës së tij vezake dhe syve të qetë dhe shumë shprehës.I thashë një “ faleminderit” dhe pasi i vendosi mbi tryezë u largua ne shënjë respekti.
Ende nuk e kisha mbaruar artikullin e pare e përseri trokiti dera. “Erdhi dhe pakua” mendova dhe u ngrita pa kuptuar në këmbë. “Hyni” I fola atij që trokiste dhe do me binte pakon që prisja, kisha pergatitur dhe nje dhuratë të vogël.Në hapësirën e derës u shfaq po i njëjti djalë i cili mbante në dorë pultin e televizorit.
“U rregullua, më tha, thjesht i nderruam baterinë.E la mbi komedinën që ishte pranë dhe u largua përsëri me një salutim.
Me kishte mërzitur kjo pritje dhe mendova të mërrja në telefon mikun tim në Angli, por pastaj e lashë dhe mora përsëri gazetën.E hoqa mendjen dhe vështrimin e hodha diku larg për të harruar pakon dhe, për të menduar për diçka tjetër.Ende pa parë qartë jashtë dera trokiti përsëri. “Hyrë”, fola pa lëvizur nga vëndi, e bindur se dikush tjetër luante pa e kuptuar me durimin tim, dhe, bente punën që i kishin caktuar.Pas fjalës time mbretërojë heshtja, kjo më nervozojë me shumë. “Udhëroni” fola jo me ton të zakonshëm, por përsëri askush nuk po e hapte derën.U ngrita dhe vajta vetë, ula dorezën dhe e tërhoqa disi e nervozuar.Fytyra më mori një pamje tjetër nga e pa pritura që pashë.Përpara meje qëndronte vetë miku im, me nje tufe me lule dhe një pako të vogël në duar.
-Ti këtu, i thashë?
-Si e shikon, më tha, dhe qeshi!
Hapa derën dhe e ftova brënda, ndërkohë i rashë ziles dhe porosita një lëng frutash të freskët, pasi Ai e di që i pëlqen shume, sepse në Greqi ku ka jetuar ka qënë mes frutave të freskëta.
-Ti më the që do ti postoje, çështë kjo e pa pritur?
-Nuk kisha ndonjë punë të bëja në fundjavë, më tha, dhe erdha vetë, pastaj nuk jemi dhe shumë larg, 6 orë janë.Jam në kalim e sipër, dua të shkoj për të takuar një mik në Lion, nuk kam qënë kurrë, ndonse në atë vend para luftes së dytë gjyshi im ka punuar 12 vjet.Më pas hapa pakon e vogël dhe pashë në të shumë miq tanët që Ai i kishte bërë bashkë, i pari ishte Nduja, më pas Zhaneta e shoqja, dhe me radhe Mimoza,Lumturia,Begisholli,Dëshira,Sadete Zhitia, Visar Zhiti, Koci Petriti, Neruda, Jani Rico etj.
-Tani të siguroj se nuk do jesh vetëm dhe nuk do mërzitesh, më tha.Librat do kthehem ti marr një ditë para se të ikësh, kur të kthehem dhe unë për në Londër.Si mbaroi lëngun e frutave u ngrit ashtu si e ka zakon, me shaka dhe lëvizje të zhdërvjellta, u përul pak, më shumë për të qeshur, më puthi dorën dhe u nis të largohej.
-Lëri shakatë, i thashë, për ku je nisur?…
Ai buzëqeshi për të më these se,”të thashë ku do shkoj” dhe iku si të mos kishte ardhur kurrë.Në fillim u ndjeva disi vetëm por më pas e kuptova se nuk kishte bërë nga ato shakatë e tij të zakonshme, por kishte ikur vërtet.
Si mora frymë thellë, kapa në duart e mia të vogla e të brishta librin e Ndue Lazrit, ndjeva dhe kuptova se ai ishte me i brishte nga duart e mia, i lehtë, faqepakët dhe kapaktrashë.Në faqen e parë kishte një autograf që më dhuronte librin, dhe ndjeva se në atë moment takova Nduen vetë, ndonse e njoh prej kohësh nga vepra dhe emri, nuk e kam takuar kurrë.Por dhe ky në mes të Parisit ishte një takim poetësh, në mungese të prezences fizike, por një takim me vlerat artistike të tij.
Nduja, një gazetar i njohur, por dhe një poet fjalëpakë, por punë shumë ishte tashmë me mua në këtë dhomë hoteli në një nga hotelet e shumtë të Parisit të zhurmshëm.Mora telefonin dhe porosita një kafe të forte, si i themi ne nga Kosova.
Çfletimi i librit ishte i kujdesshem, sikur unë vetë nuk doja të trazoja fjalët e hedhura në letër, por vetëm kaloja mbi to vështrimin, sikur kërkoja të bëja një bashkëbisedim miqësor.Libri me ngjiste si një shishe e vogël parfumi në krahasim me librat e tjerë, që më kishte prurë miku im.Si duket autori nga përvoja i kushtonte më shumë rëndësi cilësisë dhe jo sasisë, jo si shumë herë rëndom ndodh me autorët që mundohet ta bëjnë voluminoz krijimtarinë e tyre, pa kuptuar që kalojnë në monotoni dhe vargëzime e faqe qe e mërzisin kosën e korrjes së vështrimeve të lexuesve.
Që në poezinë e parë “Apokalips” autori e ndërton artin e tij ndërmjet gjetjes dhe të fshehtës artistike, me krahasimin e bukur të një apokalipsi hënor e diellor, në të cilin të ndodhin që të shprehen dëshirat në ato çaste që nuk i shikon askush dhe që i përjetojnë vetëm të dashuruarit…
Te poezia që vjen më pas,”Dehje” Ndueja me nje delikatese artistike, me një fjalë të skalitur, me nje thjeshtësi në shprehje, përballë bisedueses shprehet:
Unë dehem,
Te gota e përplasur me tënden përsëri,
S’më deh alkoli,
Ajo që më mjegullon trurin sigurisht je ti.
Në këtë libërth të vogël, por me vlera në art, në shprehje dhe në gjetje flet një ndjenjë e hollë artistike, e cila, bashkë me filigramin e fjalës së zgjedhur dhe gjergjefin e mendimit të pastër artistik e bëjnë me të pasur, më të pastër, më tingëlluse dhe shumëngjyrshe artin që autori përdor.
Poeti Ndue, me shijen e hollë artistike e shtrydh shpesh herë aq shumë mendimin, sa poezia mbetet vetëm në katër vargje, që i ngjan me shumë një proverbi apo një këshille artistike, e veshur dhe me tylin e bukur të nusërisë artistike, por dhe me mendimin dhe vlerat poetike të saj…janë disa nga këto poezi, ose më mirë mund të them se, kjo është mënyra e formës së krijuar nga autori në fjalë…ja si shprehet ai te poezia “shija e vuajtjes”:
Ti qan e vuan, s’gjen të ngushëlluar,
Pas humbjs se dashurisë që pate për një burrë,
Më mire shija e humbjes, pas dashurisë së provuar,
Se shija e fitores pa dashruar kurrë…
Autori në këtë poezi të shkurtër bën lojën e bukur të të kundërtave, të ëmbëlsisë dhe të hidhur të ndjenjës, dhe bashkë me këtë gdhëndje dhe sitje të mendimit në një strofë të vetme, gjen çelsin e artë të së vërtetës, sepse ndjenja dhe dashuria kanë dhe lumturinë dhe dhimbjen e tyre, por gjithsesi, sipas autorit, por dhe të vërtetës, pa humbjen nuk mund të ketë as lumturi, pasi në ndjenja dashuria dhe dhimbja janë të përziera si deti me kripën, dhe shumë herë na duhet ti shijojmë të dyja.
Një gjë që bie lehtë në sy në artin potik të Ndue Lazrit është se, poezitë e tij janë dhe si rezultat e shijeve, vizitave, vështrimeve të botës së gjërë, dhe pastaj hedhja në telajon e pikturës poezi, me ndimen e ngjyrave poeike, por dhe të vërtetësisë se mbresave që ai ka marrë nga ato që ka parë, ndjerë apo shijuar.Bie në sy se poezitë janë të krijuara për Luvrin, Parisin, për Vjenën Barcelonën etj, të cilat poeti i ka vizituar, i ka parë, ka marrë mbresa, dhe më pas i bën pjesë të artit të tij të bukur poetik.
Nga poezia në poezi, sipas tematikës ndryshon dhe mënyra e shprehur, por dhe forma e saj.Diku me varg të rregullt, ose në formën e kataraktit, autori i përshtat bukur për të nxjerrë vlerat artistike të qëllimit të tij poetik, por dhe atij lirik.Një nga këto poezi që përshtatet në mënyrë të veçante, sipas mendimit tim është dhe poezia “Drenusha”.Kjo poezi ka varg që tingëllon më larg poezive të tjera, por më afër brishtësisë,vargut dhe stilit popullor, me tingëllime dhe muzikalitet, por dhe me një mori ngjyrash dhe krahasimesh që derdhen këndshëm duke gurgulluar për të nxjerrë në pah bukurinë femërore, brishtësinë, muzikalitetin…rimën e gjetur dhe një ritëm që ngjet me këngën.Ngjet me fëshfërimën e bukur të frymëmarrjes së saj, të fustanit e flokëve të saj, pa përjashtuar gjithmonë gjetjen, që autori e ka si gur të pasur në të gjitha unazat poetike në poezitë e tij.
Veçori e krijimtarisë së autorit në këtë libër është edhe diçka që më pëlqen në mënyrë të veçantë.Nduja nuk kërkon dhe as lodhet në mënyrë për të prurë apstrakten në poezitë e tij.Ai tematikën, gjetjen e mërr nga jeta, nga një mike që behet petagoge, nga një vajzë e vogël të cilën e përmënd me emër, nga Zhani, gruaja e tij e cila është dhe mbetet dhe pjesë përbërese e krijimtarisë,muzës, por dhe jetës së përditëshme.Të gjitha këto autori nuk i zbret me pompozitet, nuk i fryn për ti bërë balona e për ti hedhur në ajër ti shikojnë të tjerët, për ti bërë kurioz ose për të lënë mbresa, por i hedh lehtë në faqet e librit për të fluturuar në vatrat e ngrohta të lexuesve ashtu, të thjeshta e të bukura, të veshura lehtë artistikisht, por me shijen etij personale, që është një nga mënyrat që të bën ta lexosh me endje dhe ta shijosh ashtu si ai e ka shprehur, pasi,autori nuk e ngarkon artin e tij për ta bërë të pa kuptushem dhe të rëndë, por të thjeshtë, të lehtë, si një pëllumb karhëhapur, që të qëndrojë lehtë në çdo dritare dhe të gugasë me mënyrën e tij që dallon nga të tjerat, dhe që i jep individualitet dhe emër të vecantë mes krijuesve të shumtë në kohën që jetojmë, por me një ndryshim,që kënga e tij dallon nga të tjerat për cilësitë dhe veçoritë që thamë.
Autorit nuk i ka shpëtuar as përkujdesja për shoqërimin e poezive me fotot e pikores Zafina Vasa, të cilën e ka ftuar me zëmërgjërësi për bashkë autore të artit të tij.Po kështu dhe në bashkëpunim me redaktorin Demir Gjergji që dallon për finesën dhe kërkesen cilësore në art, pasi dhe ai vetë është i njohur në fushën e poezisë.Dhe kështu së bashku Autor e piktor, redaktor dhe botues si Roland Lushi, ku kam botuar vjet dhe tre librat e mi, shkojnë më të plotë, më krenarë te lexuesi .
Nuk më mbetet gje tjeter veçse ta urojmë autorin për punën e tij cilësore bashkë me miqtë e tij, por edhe Pilon që ma pruri ndonse me “vonesë”.
Ndërsa për atë, që miku im do kthehet dhe do ti marri para se unë të iki për në Gjermani,Ai gabon, sepse unë datën e largimit e ndryshova dhe librat do ti marr me vete, dhe te Ai do shkojnë mbas 6 muajsh, ashtu si dhe ai mi vonojë mua…
Cikel poetik nga vëllimi ’’ Kujtime,kohën pas e kthejnë’’ nga Ermentila Guci
Mama
Ndjenja që të pushtojnë
Tëj apin emocion,
Zemra rreh fortë
Kur brenda mbartë një jetë….
Gëzimi të rrembën
Kur mendon që bëhesh mama,
Trokitjet e zemrës
Jehonë e lumturisë triufojnë,
Sytë shkëlqëjnë,qeshin, qajnë
Japin ndriçim,
Buzëqeshjte rrezatojnë fytyrën
Jeta një dhurate të bukur po jep,
Mama fjalë e bukur fortë
ëmbëlsi, dhimbje,dashuri….
SHpirtin ta pushton
Sa herë që e shqipton….
Udhëkryqet
Hapa të cojnë diku larg
Dikë lë pas ,e dikë bën bashkudhetar,
Fytyra të qeshura, të heshtura,të trishta, pajetë
Të parakalojnë përpara si reflex
Endesh midis turmës në kërkim
Të fatit,,, ëndrres apo diçkaje pakuptim
Pyetje ,enigma antiteza të vinë në mëndje
Pastaj mbështillen me misterin e jetës në kërkim.
Thua vallë lumturia të jetë
Një thesar që askush nuk e di ku ndodhet..?
Mbyll sytë e pyet zemën
Të tregoj udhëhkryqet e jetës…
Por zemra nuk tregon
Heshtja e saj shijën e hidhur pas lë……
Udhëkryqet e jetës nuk tregohen
çdo ditë ne disa nga ato përjetojmë
Kujtimet
Imazhe që flasin ,
Imazhe që heshtin,
Imazhe që vrasin ,
Janë kujtimet…..
Kujtimet kohën pas kthejnë,
Moment të bukura përsëri ti rikujtojmë
Emocione të ndryshe përjetojmë ,
Në portën e kujtimeve
Ritakojmë moment et me miqtë,personat e dashurë,
Me ata që janë e nuk jetojnë më….
Dozën e mallit e shuajmë ndopak ,
E pse kujtimi është vetë breng e mall !
MËRIA
Fjalë që u ngatërruanë
Diçka midis neve të dyve u prish,
Buzëqeshjen ty ta mohova
Zemrën time me fjalët e tua ma trazove.
Shikime që largohen , tej syve që shihen
Shpirtra të mërzitura larg rrinë .
Presin një buzëqeshje që njeri të harroj,
Fjalët që u thanë e mëria midis nesh ra
Pres të vish ti tek mua
E’ të më thuash ‘me fal’
Falje pa bër g jë për të’ më kerkuar
Por ideja që ti vjen e m a thua më bën të lumtur!
Fjalët mpleksen e krijohen keqkuptime.,
Ndajnë mendime e lendojnë zemrat,.
Lindin mëri që hidhëron pak shpirtrat.,
Pastaj buzëqeshja rilind përsëri tek potret e dashuruar.
Mëria ime për ty është diçka kalimtare
Ty të dhëmb zemr a kur zbehet fytyra ime
Me dashurinë tënde ti me tregon
Në dashuri mëria nuk shkon…..
VETËM
Shikonë të lumtur rreth e qark
Njerëz të lumtur sipërfaqsor,
Ti nuk përpiqesh të sillesh si ata??
Vetëm rri pa dikë që të dhuron dashuri.
Dashurinë e mban të ndryshur brenda teje
Dora jote nuk pret një dorë tjetër ,
Vetëm vetëmia të bën shoqeri
Ulur pranë teje në heshtje, pa të prishur qetësinë!
RrI e pret pa ditur kë…
Një shpresë apo dikë që zbus akullin brenda teje?!
Vetëm në monotoni e melankoli I kalon ditët,
Pa ditur çfare është lumturia.
Fletë e jetës , janë bardhë-zi
Ti pse nuk i përzien,,, e nuk mban vetëm ngjyrën gri?|
Trishtimet e ditës ty të pushtojnë,
Jeta ikën , ti nuk shijon asgjë….
Çfarë jemi ?!
Qeshim,qajm, buzëqeshim,,ulëracim
Jem i të lirë, t’ë burgosur , t’ë pa orentuar
Çfarë të bëjm??
Pse trokasim n ë mendime të fjetura
Çfarë kërkojmë vall ë prej tyre??!!!
Emocione apo pjesë të jetës sonë
Ishim, jemi dhe kërkojmë të jemi…
Kohë që endemi,
Midis dëshirave,suksseve,iluzioneve,dështimeve
Në kufij të caktuar k ohor
Me emocionet tona pa kohë
Emrin Tënd
Eci në të njejtën rrugë
Dora jote në supin tim mungon,
Mendimet vinë e më prekin
Orët e kujtimeve thërrasin,
Në shpirtin tim emocionet vrasin
Duke formuar në çast emrin tend!
Dhembjet e shpirtit
Jemi këtu- atje
Qënie të mbushura me ndjenja
Endemi i mes gjithckaje ,gjëndemi në vetmi
Gjithçka rreth nesh ngjyra të forta dominojnë
Zgjatim duartë për ti prekur e për t’ ndjer
Thjeshtë si nuanca që lë gjurmë në shpirtin tonë
Dhembjet e shpirtit, fortunë e jetës
Dikush ngre velat e noton në dallgët e jetës
Te tjerët mbytën në betëjn me jetën
Shpirti vëlon nga dhimbja
Me zë pa zë,,ai ulërin
Pret ndihmë për jetuar sërisht
Në jetën e mbushur me gjëmba
Që të tjetërsojnë e pse nuk shihen ndonjherë
Por mblidhen pak e nga pak
Deri sa humbet besim tek jeta
Veç kalojnë kohën me dhëmbjen e shpirtit
Që të sillet si dhurat e hdhur
Me mbishkrim ‘k y jam fat jot!’!
(Nëpër faqet e librit, kushtuar këtij artisti të shquar popullor)
Nga: Viron KONA
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Këto ditë, në Muzeun Historik Kombëtar të kryeqytetit Tiranë u përurua libri i Xhezair Abazit, kushtuar artistit të shquar popullor dibran, Azis Ndreut-”Mjeështër i Madh”. Më poshtë është recensioni i paraqitur para pjesëmarrësve, nga shkrimtari i njohur, Viron Kona.
x x x
1.
Faleminderit, autori i këtij libri, Xhezair Abazi, si dhe juve përfaqësues të shtëpisë botuese “Onufri”, familjarë e miq të Haziz Ndreut, që sot na keni ftuar në këtë “odë të madhe dibrane”, këtu, në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë, për të bashkëbiseduar vëllazërisht për veprën kushtuar njeriut simbol të kulturës dhe artit shqiptar, dibranit të mençur dhe të ditur, folkloristit dhe rapsodit, valltarit, recituesit dhe poetit popullor, për të cilin, gjithkujt ia ka ënda t`i thotë sot dy fjalë.
Është meritë e vetë Hazis Ndreut, e veprës së tij të madhe, që ne jemi mbledhur, por është edhe meritë e padiskutueshme e autorit të librit, personalitetit të kulturës dibrane dhe shqiptare, Xhezair Abazi.
Kemi përpara një libër të titulluar “Ezopi i Dibrës”. Krye-personazhi i këtij botimi kaq origjinal, është jo vetëm figurativisht “Ezopi i Dibrës”, por ai është “Azisi i Dibrës”, njeriu që do ta krahasoja me shumë mendje të shquara dhe, më shumë, me veten e Tij.
Azisi kishte zërin e tij në recitim, në bisedë dhe në poezitë e tij. Ai ishte vazhdues i denjë i traditave më të mira të artit, kompozimit, kulturës, valles dhe koreografisë dibrane, ashtu siç është vazhdues i lumit të kristaltë, përroi që vërshon i pastër dhe i rrëmbyeshëm nga malet e, pastaj, duke “kënduar” zë-ëmbë,l zbret në lugina. Ai ka gurgullimën, freskinë, dallgët dhe jehonat e tij.
Art,i që ka bërë Hazis Ndreu, ka qenë vazhdimisht i ngjashëm me freskinë e flladeve të pyjeve dibrane. Vallja dhe rapsodia e tij, kanë edhe jehonën e krismave dhe gjëmimeve për mëmëdheun; kanë krismën e daulleve, muzikës dhe ritmit dibran, që ka tingëlluar e jehuar fort, bukur dhe ndjeshëm, që në kohërat e lashta të Iliriadës, në kohën e lavdishme të Skënderbeut, në kohërat e ekzistencës dhe mbijetesës, betejave të pandërprera për liri e pavarësi.
2.
Shfletojmë faqet e këtij libri dhe na bëhet se e shohim Hazis Ndreun në skenat e Dibrës dhe të Shqipërisë, në sheshet e fshatrave dhe qyteteve, në festivalet e Gjirokastrës, në skenat e kulturës ballkanike dhe europiane e, deri me bashkëkombësit, vëllezërit tanë, në Kontinentin Amerikan.
Xhezair Abazi e ka njohur për shumë vite nga afër njeriun, të cilit ia thuri me dashuri dhe respekt këtë libër, duke na treguar sesi Hazisi ka vozitur me ekuilibër dhe trimërisht, që 8 vjeç, në odën e burrave, që 16 vjeç partizan dhe, më pas, duke përballuar dallgët e turbullta të kohës, që kaloi.
Xhezair Abazi, ka ditur ta paraqes me shumë vërtetësi këtë njeri fjalëbukur dhe zemërbardhë dhe ne sikur e kemi sot fare pranë, i dëgjojmë zërin rapsodik, ndjejmë tempo-ritmin e valleve dhe të recitimeve poetike, ku shfaqeshin ndritshëm epitete, krahasime, metafora dhe deti i thellë i alegorisë dibrane.
Fjala poetike, kënga dhe vallja ngrenë peshë zemra, ndezin flakë atdhedashurie, transmetojnë ndjenja të fuqishme dhe të ngrohta për jetën. Prandaj ato ruhen përherë si vlerat më të çmuara, në arkivin e kujtesës popullore. E, mes tyre, ndriçon edhe vepra poetike dhe artistike e Haziz Ndreut, i cili është gjithnjë me më të mirët, gjithnjë me më të mëdhenjtë, sepse vepra e tij është e krahasueshme dhe e ngjashme vetëm me më të mirët, vetëm me më të mëdhenjtë. Ajo është krenari e Dibrës dhe e Shqipërisë.
Kam lexuar edhe libra të tjerë biografikë, por jo një të tillë, si ky që na dhuron sot Xhezair Abazi. Me libra të tillë, Shqipëria artistike, jep sinjale dhe mesazhe të një letërsie, që do ta kishin zili edhe penat e shquara.
Haziz Ndreu e ka ngritur monumentin e vet me veprimtarinë e tij krijuese, tërësisht origjinale. Kurse, Xhezair Abazi, me këtë libër, i ka ngritur atij një monument të mrekullueshëm shkrimor, dokumentar dhe artistik. Urime Xhezair Abazi!
3.
Edhe si vlonjat, që jam, më vjen mirë që në këtë libër del se Azis Ndreu ka pasur pika të fuqishme lidhjeje me vlonjatë, me komandant Vehbi Hoxhën, me artistin e shquar të skenës Myqerem Fera dhe të tjerë. I kam njohur ata burra të urtë, mendjendritur dhe zemërmëdhenj, por sot më bëhet se i shoh tek nderojnë dhe respektojnë veprën, që flet për vëllain e tyre, dibranin e shkëlqyer, Haziz Ndreu.
Emri i Hazisit e meriton një nderim të tillë, kurse ne ndihemi të privilegjuar, sepse, me veprën e Xhezair Abazit, e kemi sot atë dhe veprën e tij fare pranë, ndjejmë rrahjet e zemrave tona; heqim së bashku vallen dibrane, kuvendojmë e bashkëbisedojmë, kujtojmë dhe respektojmë bashkërisht veprën e Tij, e, njëherazi, edhe kolegët, kulturën dhe artin e Dibrës. Në një shtëpi dibrane ku shkonte Hazizi, oda ishte plot. Edhe tani, kur kuvendojmë për Azisin, salla është plot.
Populli ynë nuk i lë të kalojnë në heshtje figurat e tij të ndritura, ai i pasqyron ato në biseda dhe tregime gojore, në tradita dhe zakone, në këngë dhe valle, i ruan të vyera në arkivin e kujtesës së tij. Teksa, sot, gjerdanit të artë të kulturës, folklorit dhe letërsisë shqiptare, i bashkohet edhe kjo vepër e rrallë, e shkruar mjeshtërisht dhe me zemër, nga Xhezair Abazi.
Tiranë, më 9 dhjetor 2013
Nga Dr. YLLKA FILIPI*
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Letërsia bashkëkohore shqiptare është një korpus shumë i gjerë veprash dhe shkrimtarësh, nga i cili për lehtësi studimi do të fokusohemi në prurjet e saj pas viteve ’90. Ndryshimet politike në Shqipërinë e këtyre viteve, lanë gjurmë të thella edhe në jetën shpirtërore të kombit. Aty ku gëlonte dhimbja dhe mori krahë fjala e lirë, u hapën shtigje të reja për krijuesit të cilët tashmë e panë veten jashtë kontureve dhe normave të diktuara nga regjimi diktatorial. Pa pretenduar të vemë kufij të prerë midis këtyre ndarjeve, pasi të tillë nuk ka, për të hedhur dritë mbi këtë qasje në një trajtë rehabilitimi artistik me një vështrim të ripërtërirë, le t’i klasifikojmë shkrimtarët në dy grupime të mëdha:
Në këtë grup do të dallojme I.Kadare, D.Agolli, Dhori Qiriazi, Agim Shehu, Fatos Arapi, Faslli Haliti, Koçi Petriti, Ndoc Gjetja, Xh.Spahiu, Ndoc Papleka, Bardhyl Londo, Besnik Mustafaj, Preç Zogaj, Rexhep Qosja, Adem Istrefi etj, të cilët janë mjaft aktivë edhe sot shpesh duke i qëndruar besnikë strukturave individuale të mëparshme. Ishte terreni i përshtatshëm për të dalë nga heshtja e gjatë e diktuar nga lart, por nuk mund të mos përmendim edhe dukurinë se pati edhe nga ata shkrimtarë që u shprehën se nuk krijuan dot në diktaturë, por që heshtën artistikisht edhe gjatë kësaj periudhe, ashtu sikundër pati edhe vepra që u harruan padrejtësisht, duke shpresuar të ridalin në dritë, vetëm pasi të kenë fituar gjyqin e rreptë të kohës. Njeriu- shprehet Erich Fromm- e ndien veten të përfshirë në një konflikt të tmerrshëm – është rob i natyrës, por, megjithatë, është i lirë …, e megjithatë, si të thuash është trill i saj, ai nuk ndodhet as këtu, as atje.1
b-Shkrimtarët e rinj, jo nga mosha, por nga risitë që sollën: Ata shpërthyen vrullshën gjatë këtyre viteve e në vazhdim, dhe ju larguan tabuve tematike dhe strukturore te dikurshme drejt perceptimeve të reja, duke qenë sa më pranë shpirtit poetik, aty ku ndjeshmëria artistike përmbys un-in e diktuar dhe zhvendos imazhet arketipale drejt një rebelimi poetic. Në rrjetin e ngushtë të skemës së komunikimit letrar: dhënës (autor)-mesazh (vepër)-marrës (lexues), shkrin përjetimet e shkallës më të lartë emocionale. Spikatën avangardistët: Frederik Reshpja, Sadik Bejko, Azem Shkreli, Ali Podrimja, Fatos Kongoli, Sadri Ahmeti, Moikom Zeqo, Rudolf Marku, Ylljet Aliçka, Ndue Ukaj, Ali Asllani, Din Mehmeti, Agim Vinca, Agron Tufa, Luljeta Lleshanaku, Rudian Zekthi, Rudi Erebara, Ramiz Gjini, Mimoza Ahmeti, Arjan Leka, Fahredin Shehu, Ervin Hatibi, Gjekë Marinaj etj. Mirëpo një pjesë e këtyre prurjeve të vrullshme, pavarësisht shkëndijave të talentit, nuk u zhvilluan dot dhe mbetën thjesht fragmentare, duke rënë në grackën mëtuese të egocentrizmit.
Nuk janë shkronjat që përcaktojnë letërsinë. A nuk janë dhe shkronjat, një mekanizëm rrotullues, që fshehin në vetvete pafundësinë? Po a dinë shkrimtarë të bëjnë lëvizjet e duhura?2
Këto fenomene të spikatura krijuese, prurjet në gjini të ndryshme letrare, turbulluan ujërat e së shkuarës e ranë në sy si individualitete artistike unikale të cilët ndryshuan pothuajse kahjet e letërsisë shqiptare, duke u bërë kështu pararoja e guximit shpirtëror poetik.
Ç’është individualizmi? Sipas Louis Dumont: Ka një sërë lidhjesh të tilla që na japin të drejtën të quajmë me fjalën “individualizëm” konfiguracionin ideologjik modern.3
Po ti refrohemi këtij autori mbi konceptin universal të indivudualizmit do të vinim në dukje dy kuptime të fjalës individ. E para si subjekt empirik i fjalës, mendimit, vullnetit, mostër e racës njerëzore, brenda botës dhe e dyta si qenie morale, e pavaruar, autonome, jo-shoqërore, pra jashtë botës, i ikur botës, (sipas konfiguracionit modern sui generis) pikë kjo e cila na intereson më tepër, pasi ka lidhje me formimin dhe zhvillimin e individit si krijues, në rastin konkret, arratisjen e tij jashtë drejtimeve të caktuara letrare, si një endacak i lirë dhe i vetmuar.
Të jetë kjo një marrëzi, një lajthitje e pavullnetshme, një lloj destruktiviteti i traditës së drejtimeve të ndryshme letrare, si një traumë post-diktatoriale në kërkim të lirisë krijuese? Erich Fromm e justifikon gjithsesi marrëzinë si “normale”. Në Etika-thotë ai,- Spinoza ka qenë i pari, besoj, që shprehu konceptin e marrëzisë, si: “normale”4
Një lloj dissidence e gjithkohshme, u ndie edhe gjatë kësaj periudhe, si jehonë e risive poetike që sollën poetët me kokë të prerë që guxuan të dilnin kundër normave të letërsisë së soc-realizmit, e cila zgjati jo pak, por plot gjysmë shekulli: (po të kemi parasysh faktin se si kohë fizike ajo fillon menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore e shtrihet gjerë deri në vitet’90) Ky shpërthim i dukshëm poetësh dhe shkrimtarësh ishte gati masonic. Ja si shprehet enciklopedisti Moikom Zeqo për shkrimtarët: O sfinks i pagojë, cila është sintaksa jotë?/ Dijeni, muzgjet e currilave janë funerali im…5
Në vitet 2000 e në vazhdim vijojnë shkrimtarë dhe poetë me emra krejt të rinj, me një të ardhme tepër premtuese, duke eksperimentuar drejt abstragimeve artistike, nënvetëdijes së qenies, substancialitetit ekzistencial, qerthujve të subkoshiencës poetike, ujdhesave të brendshme të shpirtit si materie e tjetërsueshme, por e pazhbëshme dot nga fatet apo politikat kolektive të globalizmit.
Që në fillim të shekullit të XX, letërsia shqiptare i përjetoi rrëmujshëm të gjitha drejtimet letrare të cilat në letërsinë botërore patën pasuesit e vet, idhtarët, ndjekësit e verbër të përfaqësuesve më tipikë dhe sigurisht edhe të karakteristikave përkatëse. Realizmi, si rezultat i zhvillimeve politiko-sociale mbeti kaotik duke u përzier me nuanca të neoklasicizmit, ekzistencializmit, simbolizmit, realizmit magjik, modernizmit dhe postmodernizmit. Ky terren nuk krijoi favorizimin e grupeve të caktuara letrare, deri kur dora e hekurt e shtetit vendosi rregullat e ngurta të realizmit socialist dhe sigurisht zhdukjen e “reve të zeza ” rebele të disidencës, duke i përçunduar autorët bashkë me veprat e tyre, shpesh edhe në varre masive, apo në humbella pa emër. Si rrjedhojë, edhe pas viteve’90 ky lloj kaotizmi do të ishte tejet i dukshëm edhe në prurjet e reja. Po t’i analizosh ato, mbi bazën e një parimi transhendental, sipas ndryshimeve në bazë të një shkaku të caktuar, nuk do mundësh dot të gjesh sisteme apo rryma letrare të cilat tentojnë të venë rregull në idetë e veta, por letërsi individësh me karakteristika të veçanta, jo vetëm si dukuri letraro-estetike e cila ishte e domosdoshme si një shtysë e brendshme perceptuale nga kolektiviteti drejt individualitetit, drejt një përmase këmbëngulëse unikale.
Në poezi: U vunë re prurje të reja në teknikat krijuese; përmbysje e rreptësisë së konformizmit të dikurshëm i kthyer tashmë thjesht në kujtesë kombëtare, realiteteve estetike dhe e traktateve teorike; vargje të thyera; ritëm alternativ; imazhe befasuese; simbolikë polidimensionale; shtrirje e absurdit përtej iluzioneve drejt një ndjeshmërie drithëruese; sureale e dalë nga realja përgjatë lojës imagjinative që i bën jehonë deshifrimit të mistikës së ndjenjave dhe gjendjeve më delikate në etapat ekzistenciale të qenies, nëpërmjet alkimisë së fjalës. Universi ligjërimor dhe ideor sintetizohet rreth një boshti poetik të fuqishëm, dimensionet poetike bëhen shpërthyese e konotative.
U eksperimentuan forma nga më të larmishmet në strukturën e vargjeve, larg tematikave të shteruara, dhe sa më pranë luhatjeve shpirtërore duke e vënë gjuhën në shërbim të muzës. Gjuha, thellësisht emocionale, implikohet me një rrafsh stilistikor të shumëfishtë figurash. Si e tillë kjo lloj poezie kërkon natyrshëm lexues të kualifikuar, ndryshe nga tradita e vjershërimit shqip. Brenda kësaj arene imazhesh, infinitet e gjuhës komplekse dhe ligjërimit figurativ, derdhen nëpërmjet lirizmit të një diskursi tejet original. Zë vend monologu i subjektit poetik duke zgjuar imazhet metafizike e meditative që transformojnë të zakonshmen në magji dhe përcjellin tek lexuesi aktiv mesazhe universale. Shenjat dhe simbolet, konstruktohen me kode e figura të shumta stilistike, me një retorikë specifike, gjë që jep një dimension të përjetshëm estetiko- semantik.
Poezia shenjëzon, perceptimet e krijuesit për botën dhe metafizikën, ato mistere të përjetshme të qenies së të gjitha kohërave. Paradigma kumbuese e transfigurimit të impulseve jetësore prekin reminishenca sureale, ndjeshmëri, fuqizojnë identitetin poetik duke shpërthyer me një nerv të fuqishëm në emocione dhe perceptime etike, duke sintetizuar dimensionet e dhimbjes dhe lumturisë drejt katharsisit shpirtëror të individit.
Në prozë: Për herë të parë pas viteve’90 në rrugën e prozës moderne të themeluar shumë vite më parë nga Koliqi e më tej Kuteli, romani, novela dhe tregimi shqiptar erdhën në një trajtë ndryshe. U thyen teknikat narrative soc-realiste, u zhvendosën strukturat, personazhet nuk u panë më në këndvështrimin nga jashtë-brenda, por si personazhet koliqiane nga brenda- jashtë, rol të jashtëzakonshëm luajti përdorimi i ironisë deri në sarkazëm therëse, rrëfimi shpesh mori udhën e vetës së parë të përgjithësuar apo të universalizuar, si një un-i global e i gjithëkohshëm brenda të cilit vërtiten lakadredhat e fateve, intrigave, ekzistencës. Në romanin modern pothuajse mungon tërësisht subjekti i mirëfilltë artistik duke e zhvendosur vemëndjen e lexuesit jo më drejt asaj që do të ndodhë, por arsyes përse duhet të ndodhë. Vëmendja u largua nga modelet klishe të personazheve pozitivë apo negativë, dhe u synua thjesht drejt të dukshmes, drejt qenies si koshiencë e subkoshiencë jokolektive, por individuale. Shpesh romanet vërtiten rreth një kryepersonazhi të vetëm, i cili mund të mos ketë as emër konkret, ose mund të ketë disa emra bashkë, ose mund të ketë një emër të çuditshëm, mund të jetë njëherësh edhe personazh dytësor, e që shpesh mund të shndërrohet edhe në personazh hije.
Përsa i përket romanit si gjinia më komplekse, më e plotë dhe më e vështirë e letërsisë, shpesh kemi një tentativë për të ndërthurur të të gjitha llojet e gjinive letrare: poezi, dramë, ese, tregim, novelë, peizazh, psikologji, filozofi, duke krijuar hapësira të pafundme interpretimi. Janë ngritur struktura të fuqishme me trajta personazhesh të rrëshqitshme: kafshë-drurë-shpendë, zogj tekanjozë, gurë mijëvjeçarë, shkëmbinj, male, lumenj, galaktika e ndoshta universe të tjerë, brenda lëkurës së të cilëve fshihen qeniet me arsye, ashtu sikundër personazhe-njerëz në të cilët merr përmasa groteske primitiviteti i të filozofuarit mbi enigmat jetësore. Regjistrat stilistikë të narracionit kalojnë nëpër sitën e hollë të groteskut në paraqitjen e deformuar të individit si përfaqësues tipik i shoqërisë së rrënuar nga traumat diktatoriale e postdiktatoriale, si rrjedhojë e të cilave kemi të bëjmë me personazhe tejet të vetmuar, të mbyllur në guackën e përditshmërisë dhe kotësisë së absurdit jetësor, teksa vërtiten përgjatë shtjellave të monologjeve asociative.
Për dekodifikimin e veprave rol të jashtëzakonshëm luan nënteksti, në shtresëzimet e të cilit synohet qasja drejt mesazheve të tërthorta që server dhënësi me gjetjen e pasforcuar të ekuivalencës stilistike e sintaksore. Kornizat narrative kompozicionale rikuptimësohen dhe luhet me paradokset semiotike të a-kohorësisë. Teknika e flash-back-ut theu kufijtë e kohës lineare drejt një kohe universale pa të shkuar, të tashme apo të ardhme. Realitete të magjishme fantastike shpalosen nëpërmjet një gjuhe të pasur, të gjallë e dinamike. Luhet shpesh me monologun si një alter-ego-e qenies së pakushtëzuar në hapësirë dhe kohë. Tentohet edhe drejt romanit eksperimental alla-xhojsian.
Në kritikë dhe studime letrare: Dija e gjerë e një studiuesi, është potencialisht e vlefshme për publikun, qoftë edhe përkohësisht, pasi përcjell këndvështrime të thelluara. Ndërsa kritiku vështron thellë, vetëm nëse problematika e veprës është me interes për publikun. Risku për të mos rënë dakort me përfundimet e tij nga ana e lexuesit bashkëkohor, është kurdoherë i pranishëm.
Është e qartë se përpunimi i fluksit të prurjeve të reja, por edhe rishikimi i të mëparshmeve, kërkon talent akademik të stërvitur në mënyrë që të përballen edhe me testin e gjykimit. Immanuel Kant shprehet: Parashtrimi i disa pohimeve nga ana e një personi dhe emërimi i tyre si gjeniale, në një fushë ku dështojnë lëvrimin e tyre edhe hulumtimet më të duruara racionale, do të qe diçka tej mase qesharake…Do të qe humbje kohe të kërkonim të dinim nëse duhet të qeshim më shumë me të vetëquajturit gjeni që e pështjellin veten brenda kësaj reje…apo me publikun mendjelehtë…?6
Natyrshëm lind pyetja? A ekziston kritika e mirëfilltë në fushën e letrave në Shqipëri? Është folur rëndom kohët e fundit se në letërsinë shqiptare bashkëkohore nuk ka kritikë të mirëfilltë, por kjo nuk hipotezë nuk është e argumentuar nga asnjë fakt shkencor.
Jo vetëm kritikët dhe studiuesit e rinj, që kanë një të ardhme premtuese, por edhe ata që u mbrujtën me metodat e kritikës së soc-realizmit, pas viteve’90, kanë sjellë dukshëm këndvështrime të reja në rileximin e shumë autorëve, jo vetëm të disidencës, por edhe të veprave të analizuara sipas një këndvështrimi social-historik sipërfaqësor. Nevoja për interpretime të reja ka ardhur organikisht duke u imponuar nga veprat e hapura të shumë autorëve të mëdhenj (për të rritur kuptueshmërinë), si psh. Migjeni, Koliqi, Kuteli, Camaj, Trebeshina, Kongoli etj. Emra të spikatuar si: R. Qosja, A. Pipa, F. Dado, A. Aliu, A.Vinca, S. Hamiti, B. Kuçuku, A.Plasari, Sh. Sinani, A.Kapurani, K. Jorgo, Dh. Shehri, P. Asllani etj, kanë sjellë rilexime veprash me një qasje ndryshe analitike dhe sistematike, me teknikat dhe metodat e fjalës së fundit në letërsinë shqiptare aktuale, duke hedhur dritë në enigmat e pazbuluara të tekstit letrar dhe hapur diskursivitete shkencore në studimin dhe interpretimin original të autorëve shqiptarë si një tërësi individualitetesh artistike, me kodet dhe strategjitë e veçanta të ligjërimit poetik, nën dritën e teorive dhe hulumtimeve moderne dhe bashkëkohore, si specialistë të mirëfilltë.
Ashtu sikurse asnjë kulturë nuk vdes, por i mbivendoset një tjetre, ashtu sikurse asnjë komb nuk vdes, por le pas breznitë e tij, po ashtu edhe një letërsi nuk vdes dhe as rilindet nga hiç-i. Ajo është mbështetur mbi një bosht të përbashkët me emrin art i cili është i tejjetshëm dhe nuk njeh kufij gjeo-politiko-shpirtëror mes kombeve. Por, pavarësisht ngjashmërisë me simotrat e saj evropiane, letërsia shqiptare si rezultat i lëngatës së gjatë në vorbullën e mbrapshtë të historisë së vendit, nuk ka mundur dot të zhvillohet paralelisht me letërsitë perëndimore të cilat kanë patur fatin e bardhë të lirisë shumë shekuj përpara nesh. Ky fakt hedh dritë mbi larmitë e prurjeve të reja gjatë këtyre viteve dhe deri në ditët tona të dukurisë së atipizimit të rrymave dhe drejtimeve letrare në të dy grupimet e mëdha të shkrimtarëve që janë marrë në shqyrtim.Të krijohet ideja se letërsia shqipe është letërsi individualitetesh artistike dhe jo grupimesh të caktuara moderniste dhe post-moderniste, sikurse ka ndodhur në letërsinë botërore. Në çdo regëtimë artistike, ka një lojë të çuditshme të shkrirjes së imagjinatës krijuese, fiction-it me empirizmin e dijes së shekullit të kibernetikës duke i vënë në sprovë të herëpashershme lexuesit dhe tronditur ndërgjegjen krijuese të kombit.
Letërsia si sistem i epërm vlerash ofron shtresëzime të shumta artistike mbi imazhet mendore, imagjinatën, fantazinë dhe strukturën artistike nëpër të cilën kalon procesi për dekodifikimin e të cilit shpesh na vjen në ndihmë psikoanaliza frojdiane, për të depërtuar deri në skutat më të thella të shpirtit krijues, aty ku shpesh njeriu është i lirë dhe askush nuk ja vret dot lirinë e tij. Këto liri krijuese janë çuditërisht sa të ngjashme, aq edhe të parrokshme dot nga një fill i përbashkët profilizimi artistik, me anën e të cilit shpesh mund të simbolizojmë kohën, vendin, hapësirën, koordinatat, trajtën e shpirtit të një kombi apo të disa kombeve bashkë e më tej drejt universalizimit të një letërsie tejet globale.
Parë në një këndvështrim modern letërsia shqiptare e këtyre viteve estetikisht nuk është as kopje dhe as krijim i parashikimieve të mundshme të atyre që priten të ndodhin në letërsitë e vendeve të tjera, pasi kjo do ta bjerrte strukturën, dhe do ta zbehte fuqinë artistike të substancës letrare, (e cila sigurisht ka si baze të saj ficton-in, por të sjellë në formë dhe trajtë origjinale), duke i krijuar hapësira shkrimtarëve të jenë sa më pranë unikalitetit artisti.
Pra, me individualizëm në letërsinë shqiptare pas viteve’90, do të kuptojmë dukurinë atipike që përfshin tërësinë e disiplinave të personaliteteve krijuese të cilët me origjinalitetin përkatës, risitë, strukturat dhe prurjet artistike, skalitën një profil të ri, tejet specifik dhe tërheqës për horizontin e pritjes. Anasjelltas, duket qartë se sa më i mbyllur të jetë krijuesi, aq më pak është në gjendje për t’u mbrojtur vepra e tij përballë presioneve, apo mësymjeve të klaneve të ndryshme pseudoartistike, tendencë kjo edhe e realiteteve moderne.
Vlen të veçojmë 3- rrafshe:
1-Specialitete letrare ku individi krijues nuk përjashtohet si një koordinatë universale. Secili prej tyre shkel në një truall sa të sigurt, aq edhe të rrezikshëm për artin e vet.
2-Orientime konkuruese të të njëjtës fushë të cilat vijnë vrullshëm, imponueshëm dhe shpesh të papajtueshme midis tyre të cilat lidhen me të njëjtin ideal dhe prezantojne të njëjtat kritere krijuese.
3-Orientime apo përpjekje të shumëfishta për orientim, si presion i ideologjisë së mjedisit, të cilat kërkojnë t’ua nënshtrojnë letërsinë drejtimeve letrare. Bashkësia e shkrimtarëve është të paktën institucionalisht më e dobët sesa gjetkë, në vendet simotra.
Pavarësisht se ka fatin të shkruhet me një gjuhë të vockël, por të përjetshme, letërsia shqiptare bashkëkohore është një dukuri, ku origjinaliteti dhe individualiteti krijues prezantohen me dinjitet në të gjithë botën mbarë.
Dr. Yllka FILIPI
* Kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencore, qe Lidhja e Shkrimtareve Shqiptaro-amerikane, organizoi ne New York me 22 Janar 2013-Monroe College
Nga Ramiz GJINI
Shkrimtar & Kritik letrar
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Ndryshe nga socrrealizmi, që solli para lexuesit letërsinë e përcudnuar të marrëveshjes solide mes pushtetit dhe shkrimtarit, pasnëntëdhjeta, krahas disa vlerave të lëna në hije, shfaqi edhe një dukuri masive negative, kryesisht në gjininë e prozës dhe poezisë.
Mendoj, se lipset të merremi më shumë me të si dukuri, se sa duke e analizuar si produkt letrar me minivlerat dhe antivlerat e saj.
Fjala është për një të ashtuquajtur letërsi të tipit hidh e prit me njëri-tjetrin, ose e thënë më troc, një letërsi mes meje dhe teje.
Kjo lloj letërsie ka gjetur një shtrat vegjetimi sidomos në internet, në faqet e mediave të shkruara dhe në emisionet mbi artin dhe kulturën të mediave vizive në vendin amë, por edhe në diasporë, në vendet e Europës dhe Amerikës.
Këta shkrues, mund te klsifikohen si punëtorë të thjeshtë të brigades së madhe të
shkrimtarisë.
1. Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, ka egzistuar edhe gjatë regjimit të vjetër diktatorial, por ka qenë i seleksionuar dhe i kontrolluar me brutalitet nga shteti. Strukturat e shtetit i përpunonin talentet duke u injektuar në gjak frymën revolucionare dhe luftën antagoniste të klasave dhe jepnin direktiva se si duhej shkruar letërsia.
Ajo brigadë, qe njohur me emrin Lidhja e Shkrimtarëve, e cila, kishte punëtorët e saj të
shkrimtarisë.
E ashtuquajtura letërsi e realizmit socialist, që lakohet rëndom edhe sot me këtë term, në
fakt, nuk ishte, dhe nuk duhet quajtur e tillë. Ajo letërsi, vetëm realizëm nuk kishte. Ajo qe një product propogandistik letrash i brigadës së thjeshtë të shkrimtarisë, e cila bëri cfarë deshi kupola e pushtetit. Nëse ka ndonjë meritë, ajo qëndron në faktin, që një pakicë e bëri mirë, kurse shumica e bëri keq.
Për shkak të rrethanave në të cilën u shkruajt kjo letërsi, pjesa më e madhe e saj, sot është harruar duke mbetur ato vepra, heronjtë e të cilave, nuk mbartinin karakteristikat e njeriut të ri socialist, por mbartin njeriun e vërtetë me problemet dhe hallet e tij të përditëshme. Ndryshimi mes dy kohërave qëndron, sepse në atë kohë, autorët shkruanin pak prej qejfit dhe shumë prej hallit, sot këto punëtorë të thjeshtë shkrimtarie, e bëjnë
sepse thjeshtë, u pëlqen të jenë shkrimtarë.
2. “Miqtë” dhe “Armiqtë”
Një tjetër karakteristikë e brigadës së punëtorëve të thjeshtë të shkrimtarisë, është edhe këmbëngulja e autorëve për të gjetur me cdo kusht mirëkuptim tek lexuesit.
Ata duan, që produkti i tyre, i ashtuquajtur letrar, të pranohet patjetër nga lexuesi. Rëndom, ato gjenden dukshëm përballë dy kategorish ekstremiste lexuesish, që janë: lezuesit “miq” dhe lexuesit “armiq”. Brenda këtyre dy kategorishë lexuesish futen edhe lexuesit – shkrimtarë kolegë të autorit.
Për vetë qëllimin, që ka lufta mes “miqve” dhe “armiqve”, ajo gjithnjë ka atmosferë donkishoteske.
Ajo është shfaqur dhe vazhdon të shfaqet, sidomos, në listat e internetit. Ne njohim raste kur në Tiranë, janë botuar libra nga personalitete te medjave dhe te politikes. Duke qenë se kanë patur në dorë mjetet e propogandës, ata i kanë ngritur në qiell me bujë krijimet e tyre si vepra me shumë vlera. Mirëpo kjo bujë, ka zgjatur, aq sa është dashur të binte libri në duartë e lexuesit, i cili, i ka ndëshkuar me pluhurin e harresës.
Dashakëqinjtë më të mëdhenj të punëtorëve të thjeshtë të brigades së shkrimtarisë, gjenden brenda llojit. Ata janë gjithnjë cinik, përpiqen të të dekurajojnë, sepse nuk duan të bësh karrjerë. Karrjerën e duan me cdo kusht për veten e tyre.
Nganjëherë konfliktet acarohen aq shumë sa pason kërcënimi ”shihemi në gjyq”.
Eshtë një traditë, që shkrimtarët, u a japin të tjerëve t’i lexojnë krijimet e tyre. Ata kanë maninë për t’u bërë të njohur dhe kjo mani, në shumicën prej tyre, ngrihet mbi arsyen.
Taktikisht, në fillim, kjo kategori shkruesish, punon shumë me “miqtë”, që në shumicën e rasteve, janë sivëllezër të tij. Motoja: më lavdero ti, të të lavderoj edhe unë, mbetet hymni më skandaloz i kauzës së punëtorëve të thjeshtë të brigades së shkrimtarisë.
E ashtuquajtura kritikë letrare, që i bëhet një libri me shumë superlativa nga “miqtë’, ka po aq efekt negativ, sa cíka një kritikë, që vjen me dashakeqësi nga “armiqtë”.
Eshtë naivitet i madh, që një shkrimtar, të mendojë se po arrin sukses, kur shikon, që i thurin lavde persona, që nuk kanë eksperienca leximi dhe nuk e njohin fare letërsinë. Në rastin më të mirë, autori është skeptik ndaj lavdeve, që i bën kjo kategori lexuesish. I dëgjon ato me respekt, por ia rezervon vetes një farë dyshimi, që e con në vetkontroll dhe e bën të njohë mire veten.
Në rastin më të keq, ai beson se shkruan vërtet mirë dhe këto lavde, i përdor si armë
për të dërrmuar ata që nuk e duan.
Këto lavde, i shikojmë në gazeta si artikuj kritikësh të ngazëllyer, por dhe në emisione televizive, kur i prezantojnë apo prezantohen vetë këta autorë.
Të gjitha konsideratat personale të mbushura me superlativa, që miqtë shkëmbejnë
privatisht me njëri-tjetrin, postohen në të gjitha adresat e listave të internetit, për të marrë vesh armiku brenda klasës së punëtorëve të thjeshtë të brigatës së shkrimtarisë, se sa i madh është filani apo filanka.
Kësisoj, është gënjeshtra, që ata sajojnë vetë, ajo që punon më fort për të dalë në dritë
e vërteta.
3. Të shkruarit si një zeje që mund ta bëjë gjithësecili.
Sado të përpiqemi të jemi rracional në gjykimin e këtij produkti punëtorësh të brigadës së
madhe të shkrimtarisë, serioziteti bie që në hapin e parë.
Arti i të shkruarit, që normalisht duhet të jetë privilegj i atyre, që talentin e kanë dhuratë prej Zotit dhe suksesin e arrijnë me punë të madhe e të palodhëshme, duket se është shndërruar në një zeje e lehtë, që pretendon ta bëjë gjithsecili.
Nëse një person kërkon të arrijë lartësi profesionale duke e studjuar zanatin e të shkruarit e duke u praktikuar gjatë gjithë kohës, e pastaj publikon pareshtur dyzinat e shkrimeve të tij, atëherë kësisoj, të gjithë mund të bëheshin shkrimtarë. Kjo formë arritje e punëtorit të thjeshtë në shkrimtari, fatkeqësishtë, sot është bërë e modës në atdhe, por jo pak edhe në diasporë.
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, bën, si të thuash, biznes më vete: kultivon bimë shkrimtarie, frutat e të cilave, ndonëse të papjekura, memzi pret tíia shese lexuesit si fruta të arrira.
Kësisoj, punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, zgjedh rrugën dhe mjetet e gabuara kur kërkon të fitojë famë e respekt me anë të artit si produkt konsumi të përditshëm, i sërvirur
vetëm për rrethin e shokëve dhe miqve të tij.
4. Arti letrar si perceptim
Punëtori i thjeshtë i shkrimtarisë, e përdor shkrimtarinë për të qarë hallet e tij, duke u përpjekur të trajtojë problematika të rëndomta të jetës së përditëshme.
Kjo ndodh sepse perceptimet intuitive për të rrokur tema dhe ide, aktualisht paraqiten në nivele mjaft të ulëta. Në gjithë këtë masë gjigante produkti letrar, perceptimin e gjejmë më shumë të një karakteri bajat, të përbashkët e masiv.
Në shumicën e rasteve, për lexuesin e zgjuar, historia tashmë është e njohur: tregimin, ta zëmë, e ka lexuar si artikull në gazetë, është treguar si barcalet, është rrëfyer në
ndonjë kafene, ose i ka ndodhur dhe vazhdon tíi ndodhë vetë autorit cdo ditë në jetën e përditëshme.
Menyja e këtij produkti letrar, që ka pushtuar tregun, mbetet e varfër. Ajo ngjan me ato ushqimet e përditëshme, që në kohën e diktaturës, gatuheshin per drake në mensat e Stacioneve të Makinave dhe Traktorëve ku spikaste grosha, pilafi dhe kosi.
Këto lloj produktesh që shiten si art, një mik i imi, profesor në një universitet te New Yorkut, i quajti një ditë si me shaka “vezë pularie”.
5. Kopjimi me përpikmëri i realitetit dhe imagjinata
Disa shkrues, bëjnë libra, brenda të cilëve gjejmë një realitet të kopjuar me përpikmëri Realiteti është në pamje të pare i rëndomtë, ndaj është gabim i madh ta kopjosh atë me përpikmëri.
Duke i qëndruar besnik rrealitetit, një shkrimtar, nuk mund të bëjë kurrë letërsi të
vërtetë.
Realiteti, është gjëja më e parrokshme dhe asnjëherë e përcaktuar drejtë ashtu sic duhet. Por shkrimtari mund të flasë për një vezullim, që e ka burimin tek realiteti, për një si shfaqje e një momenti suksesiv, gjithnjë e dyshimtë dhe kurrë e përkufizuar ashtu sic duhet.
Historia e kopjuar me përpikmëri, ashtu sic e ke parë, apo e ke dëgjuar, mund të mos ketë situatë dhe karaktere, mund të mos ketë aksion, mund të mos ketë karaktere të planit të dytë, mund të mos ketë informacion që jepet perms dialogut, mund të mos ketë mister. Të gjitha këto, janë detyrë e shkrimtarit i cili, duhet t’i krijojë vetë me imagjinatë kur ai punon për ngrehinën e tij letrare, përndryshe, ngrehina do të dalë, pa cati, pa dyer e pa dritare.
Po e ilustroj me një incident të vogël, që më ka ndodhur para pak kohesh:
Dikush më solli një tregim t’ia lexoja dhe t’i jepja një mendim. Pasi e lexova, për t’u treguar i ciltër e njëkohësisht për ta ndihmuar, i thashë të vërtetën. I thashë, që tregimi nuk bënte, sepse kishte inkoseguenca dhe mungesë logjike. Per me teper, qe shkruar shume keq duke mos respektuar normat gjuhesore.
Filloi të zemrohej. Tha se cuditej me reagimin tim, pasi të gjithë ia kishin pëlqyer, kurse unë, jo. Mes atyre që ia kishin pëlqyer, gjendeshin edhe shkrimtarë të njohur, disa prej te cileve jetonin ne New York. Nisi të betohej se gjithshka kishte shkruar ishte e vërtetë. Nëse nuk beson, tha, pyet filanin, sepse ka qenë edhe ai aty kur ka ndodhur kjo ngjarje. A thua se letërsia e mirëqenë e merrka viston me të pyetur lart e poshtë, apo duke u betuar ne koken e ndonje te dashuri te shtrenjte. Pra, personi në fjalë ngatërronte letërsinë e vërtetë me të vërtetën e rëndomtë.
Duke shkruar keq gjithshka ke parë e ke dëgjuar, nuk bëhesh kurrë shkrimtar. Por nuk bëhesh as kur e shkruan mirë, sepse nëse ndodhia nuk thotë asgjë, edhe ai që e shkruan, domosdo, që nuk thotë asgjë.
Suksesi i një shkrimtari, nis kur ai vendos në punë imagjinatën e tij dhe e ka të qartë cfarë don të tregojë. Në procesin letrar, imagjinata është më e rëndësishme se njohja. Imagination is more important than knowledge, thone amerikanet.
6. Të shkruarit si akt krejt personal
Mendoj, që nuk është mirë, t’u kërkosh mendim për shkrimet e tua njerëzve që shkruajnë, pasi ata, ose të thonë atë gjë, që do të bënin vetë, ose të thonë një gjë të gabuar. Dhe, nëse i ndjek e bën cfarë thonë ata, kësisoj, ti je automatikisht, jashtë vetes tënde. Gjëja më e mirë është, që të gjesh një ambjent ku shkrimtarët mblidhen dhe diskutojnë për letërsinë, sepse ata kanë eksperiencë në të shkruar dhe njëkohësishtë, eksperiencë në lexime.
Eshtë shumë mirë të jeshë i pranishëm në ambjente ku flitet për letërsinë, ose për shkrimtarët e mëdhenj të botës dhe veprat, që ata kanë shkruar, pasi vetëm kështu mund të kuptojmë cila është letërsia e madhe, cfarë është vlerë e pafshirë nga koha. Nëse këto ambjente nuk gjenden, – sidomos këtu ne New York eshte i pamundur Në Tiranë ky ambjent mund të gjendet, . Gjej rastin te permend ketu nje nisme te shkrimtarit dhe poetit te mirenjohur Agron Tufa, e thirrur “E premtja letrare”, e cila eshte bere tashme nje praktike e perjaveshme. Cdo te premte ne darke, krijues te ndryshem, mblidhen ne kafe- librarine “E pershtateshme” , ku flasin per letersine si dhe lexojne krijime dhe perkthime te ndryshme. – Por edhe nëse këto ambjente nuk gjenden, të paktën të merremi me lexime, pasi informacion ka sa të duash.
Të shkruarit, si cdo art tjetër, është një akt krejt personal. Dhe budallallëku më i madh
është gjithashtu, kur kërkon dhe pret mirkuptimin e gjithësecilit.
Një tjetër budallallëk, është, të shkruash qëllimisht për shijet e një publiku të zakonshëm. Prandaj le të përpiqemi të shkruajmë për të mbajtur nën kontroll inteligjencën tonë dhe jo duke u përpjekur të cudisim të tjerët. Le të shkruajmë për të ndërtuar jetën tonë rreth këtij zanati e për ta bërë krijimtarinë mënyrë jetese.
Ramiz GJINI
* Kumtese e mbajtur ne simpoziumin shkencore, qe Lidhja e Shkrimtareve
Shqiptaro-amerikane, organizoi ne New York me 22 Janar 2013
Shefqete GOSALCI
NDJENJË
Hënë e grisur e leckosur
Me shikon nga qielli për karshi
Durimi im per ty ka sosur
Ndaj do te nisem e do te vij
Edhe pse rruga eshte e gjatë
E male fusha ka në mes
Ky malli im shemb dhe kalatë
Ndaj pa të parë ty s’ po mund të vdes
Ti je per mua fill i zjarrtë
Prej rrezesh malli i gatuar
Prandaj te unë nuk ka kurrë natë
Jam mengjes i pambaruar
Drejt teje vij e shkoj përhera
S’ka gjë qe ti nuk e ndjen dot
Me emrin tënd shemb çdo humnerë
Mbështjell me urë tërë këtë botë
Te dua them dhe buzëqesh
Dhe ti diçka më pëshpërite
Kjo urë që zgjatet midis nesh
Është dashuri mbi dashuritë.
Poezi
Përjetësi
(Akademik Rexhep Qosja)
me fjalët e zemrës t’ia themi
t’ia themi sinqerisht
t’ia themi troç
atij burri
akademik Qosja
je më i rëndë se guri
më i madh se lisi
më i bardhë se plisi
fisnik si vet fisi
ynë arbër
simbol urtësie
krenari e shqiptarisë
kurorë diturie
rrënjë e lashtë ilirie
burim Plave
degë e blertë Gucie
trung mijëvjeçar Shqipërie
me tingujt e shpirtit
ta këndojmë
je muzë e këngës
me ngjyrat më të bukura
të ylberit
ta pikturojmë
portreti yt i papërsëritshëm
fjalën e madhe për kombin
e ka thënë guximshëm
gjithmonë
jo strukur
as frikshëm
në mbrojtje të atdheut
një jetë të tërë rrugëtoi
kandil shndritës i ardhmërisë
si Drini në rrjedhën e vet
plaku mendjendritur
plaku mendjehollë
plaku zemër djalë
plaku mjekërborë
ti
tempull dardan
i magjisë krijuese
kokën mbështetur
tek rrapi shekullor
me flakën e diturisë bartur në gji
krenarinë e kombit përjetësove
ti biri i denjë i nënës arbërore
ndër yje
yll i zjarrtë
krenari e ligjshme
ti mburrje e kombit
i papërsëritshëm
kolos i diturisë
akademik Qosja
emblemë shkëlqyese e shqiptarisë
dhjetor, 2013 Zvicër
Mehmet BISLIMI
Nga Mimoza Rexhvelaj
Image may be NSFW.
Clik here to view.Vështrim mbi poezinë e Diasporës: Me poetët Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu (Overview of the Poetry of Diaspora: On Works by Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu), had been presented by Mimoza Rexhvelaj to the faculty of The University of Shkodra “Luigj Gurakuqi,” as part of the requirements of the master of science degree in Albanian ethno-culture and literature, successfully defended in June 2012.
Sapo është publikuar nga Fiorentia Press në vitin 2013 libri , “Vështrim mbi poezinë e Diasporës: me poetët Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu” (Përmbledhje e poezisë së diasporës: me krijime nga Kolec Traboini, Gjekë Marinaj, Fatmir Tereziu), paraqitur nga Mimoza Rexhvelaj në fakultetin e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, si pjesë e punes se saj studimore per titullin Master ne kuader te etno-kulturës dhe letërsisë shqipe, te cilen e mbrojti me sukses në qershor 2012.
KRISTAQ TURTULLI
A nuk thashë se ish pushkë e keqe ajo që ra..?
I ati, Shtjefën Tota, u vra përpara syve të tij për gjakmarrje kur Marku ishte fëmijë i vogël. Krisma e pushkës u ndje e thatë, fërshëlleu si nepërkë dhe përcëlloi ditën e mugët e të ftohtë të prag dimrit. Shtjefni u ndeh dhe mbërtheu gishtërinjtë në gjoks si të shkulte plumbin. U lëkund disa herë, ktheu sytë nga i biri, donte ti fliste, nuk mundi. Ra përmbys si lis i prerë, i mbytur nga gjaku, pranë përroit të Zefit të vogël, në këndin e shtegut të verbër. Plumbi e pat marrë në gjoks. Qesja me kripë blerë në pazar, i shpëtoi prej duarsh, ra në përrua dhe u tret në çast. Fëmija klithi i llahtarisur, i përmbytur nga lotët, mbërtheu krahun e pajetë të atit dhe bërtiste:
-Tatë, të lutem, ngrehu!
Pranë fëmijës u ndeh një hije e rëndë, shtypëse, me pushkën e madhe në dorë. Marku donte ta shihte vrasësin e të atit por ia vrau sytë dielli i fortë. E qëlloi disa herë me grushtet e vegjël në këmbë.
-Hesht, voc,- foli mbytur vrasësi. Ai qëndroi gjithë ditën e perëndisë në pritë dhe gjymtyrët i ndjente pothuajse të mpira. Kur e pa objektin që do vritej tok me fëmijën, u tundua keqas. Oh, e shitoftë zana, – shfryu me inat dhe pastaj shau ditën dhe motin, por durimi i ish sosur dhe nervat i kish të lodhura. Tyta e pushkës lëvizi horizontalisht, preu horizontin dhe gishti i lëvizi plogështish në këmbëz. Krisma e pushkës e tronditi, i shungulloi në kokë. Atje përtej viktima ra si dru i prerë. Mbështeti fundin e kondakut të pushkës dhe u ngrit me vrull.
-S’kam më tatë,- qante fëmija dhe vazhdonte ta qëllonte me grushtet e vegjël.
-Nuk kisha çka me ba. Or ti fëmi, morti kërkonte mort,- mërmëriti me dhembje marrësi i gjakut. Vështrimi i tij nuk kish urrejtje, ish i zbrazët, si të kish bërë vend në kokërdhokë cepi i mprehtë i kosës së vdekjes. Sklepat e hirta vareshin si kortina në cepat e syve. Vrasësi u kollit, derdhi ujin e qelbur prej opingave dhe shmangu fëmijën me lehtësi. Ktheu mbarë trupin e të vrarit, ia mbështeti pushkën tek koka, pastaj kapi Markun përdore që dëneste, e nxori në krye të rrugës së fshatit dhe i tha:
- Shko, voc, shko në shtëpi. Tregoi lokes për vrasjen dhe të lajmërojë mortin në fshat.
Marku i vogël qëndronte i hutuar, ulur në postafin e gurtë poshtë, pranë shkallëve dhe risillte nëpër mend, fërshëllimën e befasishme të plumbit, lëvizjen e kalamendur të babës, shkundjen e mundimshme, ofshamën, rënkimin dhe rënien me zhurmë si lis i prerë përfundi. Përsëri fëmijës i dukej krejt e pamundur të vritej baba dhe të mos ngrihej më ngaqë i pëlqente ta krahasonte me kreshnikët e bjeshkëve, Mujin dhe Halilin. Marku priste që baba të çohej me vrull, të fshinte gjakun prej trupit, të lante fytyrën e rreshkët, të mbërthente gjakësin për gryke dhe të merrte vrapin drejt bjeshkëve dhe zanave.
Lart në kullë kishte shpërthyer kuja e madhe. Babë Shtjefni nuk bëzante, i mbështjellë me çarçaf të bardhë. Lokja Drande, nuse e re dhe gjyshja shkulnin faqet dhe flokët. Gjyshi plak Pjetër gjunjë mbledhur, dyllë i verdhë, ballin e rrudhur e kishte mbështetur mbi grykën e pushkës, psherëtinte:
‘A nuk thashë se ish pushkë e keqe ajo qi ra,’ mërmëriste me vete me sytë e ngulur në frëngjinë e ngushtë. ‘Pushka e keqe i kositi jetën tim biri.’
Marku nëpër mjegull dëgjoi shungullimën e fortë që po përhapej nëpër fshat:
-Hej, hej, Simon Shkaba vrau Shtjef Totën!
Oshëtima e vrasjes së Shtjefën Totës shkundte kullat dhe përplasej në malin e lartë të Shën Ndreut.
Gërvishti me shkop dheun e butë, bëri vija të shtrembra në tokën e fortë dhe nuk po kuptonte përse bërtisnin aq fort të rriturit, bashkëfshatarët e babës, përhapnin zëçjerrë lajmin ogurzi nga kulla në kulle, kur njëri prej tyre i vrau babën.
Gjyshi plak Pjetër Tota ja dha besën njëzetekatërorëshe familjes vrasëse, por nuk premtoi se do të jepte besën e madhe, tridhjetëditëshen të kërkuar prej katundit. Qe gati të përzinte dërgesën e katundit me të shara e të bërtitura, por kanuni i qëndronte mbi krye si sfinks i tmerrshëm dhe do ta ndëshkonte. Edhe ai, dikur, si gjithë të tjerët e kërkoi me të drejtën e kanunit besën e vogël dhe besën e madhe dhe iu dha prej familjes së viktimës. Prindi plagëhapur në zemër qe i dërmuar, i brengosur së tepërmi. I shpartalluar, që plumbi i shpejtë si vetëtima i gjakësit nuk shkoi të merrte jetën e pavlerë të një plaku me një këmbë në varr, që e kish ngrënë me kohë kullotën. Por qëlloi keqas, pa mëshirë, i shkurtoi jetën djalit të tij, trimit, të mirit, në lule të burrërisë.
Shtjefën Tota u varros në varret stërgjyshore, ceremonia u mbyll me lot dhe dhimbje. Marku i vogël, i mbajtur në krahë nga nëna, Drandja, vështronte i përhumbur turmën e malësoreve që përshëndoshnin pjesëtarët e familjes së tij, me sy të akullt, shprehje të ngrira, shpërndaheshin kokulur pishtarë ndezur, një nga një e dy nga dy nëpër shtigje e monopate dhe humbisnin në mjegull. Ato ditë ra shumë mjegull dhe ish lagështirë e madhe. Ditën e nesërme pleqësia e katundit erdhi përsëri në kullë për të marrë besën e madhe, tridhjetëditëshen. Fshati dhe pleqësia ishin te shqetësuar, ngaqë e njihnin mirë mërinë e plakut Pjetër dhe mund të derdhej shumë shpejt gjak, nga sa ish e nevojshme dhe e pranueshme prej kanunit. Zerrja, nëna e vari këmishën e përgjakur të djalit, Shtjefnit, lart në katin e sipërm të kullës siç e kërkonte kanuni.
-Pjetër, përse nuk e jep besën e madhe?- e pyeti për herë të tretë plaka, e shoqja Zerrja, përpara se të binin të flinin:- I miri ynë, djali Shtjefën, që më hëngrët mortja, i vuri shpatullat dheut. E për ne, more burrë, nuk ka shumë rëndësi një ditë apo tridhjetëditë.
-Nuk e sheh, jam i sëmurë dhe nuk e di a do jetoj pas tridhjetë ditëve, të marr hakun e djalit,- i tha gjyshi Pjetër. Hoqi me vështirësi tirqet dhe duke rënkuar u fut në shtroje.
Të dy pleqtë nuk fjetën gjatë natës. U çanin kockat, u therte zemra, merreshin me kujtimet e njerëzve të vrarë në vite dhe së fundi me birin e porsa mbuluar prej dheut të shkrifët. Ndërsa këmisha, e rënduar prej gjakut, lart në katin e sipërm, tundej dhe gjëmonte prej erës së fortë. Dhoma ishte e ftohtë dhe mola gërryente me zhurmë monotone musëndrat. Shtjefni, djali i tyre i dashur u kish premtuar prindërve, se do sillte një mikun e tij nga qyteti, usta të mirë, tu ndërronte çatinë dhe gjithë faqen kullës së tyre të vjetër, nga brenda dhe jashtë.
Gjyshi Pjetër Tota dëgjoi këshillën e dhembshur të plakës, nënës së të vrarit. Nuk mund të ngjallej i biri i vrarë në gjakësi, në tridhjetë ditë dhe as në njëmijë vjet. Ai ishte burrë malësie dhe nuk mund të dilte jashtë vetes dhe ligjeve të ngurta të kanunit, paçka se nuk i besonte pleqërisë, plagëve të vjetra dhe shëndetit të rënduar. Zëshuar, kokërënduar, duke tymosur duhan të fortë, me vështrim të murrëtyer u dha të dërguarve të pleqësisë së katundit besën e madhe, tridhjetëditëshen. Të dërguarit ikën me nxitim dhe përhapën lajmin në katund. Plaku Pjetër i ndoqi me sy mospërfillës. Ai edhe pse po vyshkej, po thahej e mplakej dhe ish me një këmbë në varr, nuk e kuptonte fort mirë mokrën lëvizëse të kësaj mendësie, shoqërie kanunore. Pleqësia e katundit, e flamurit e deri lart në kullën e Oroshit. Kur ishin kaq të vendosur, vendimmarrës dhe kompaktë për atë që duhej dhe ishte e domosdoshme të kërkonin, të merrej fjala dhe besa, në interes të përkohshëm të familjes së vrasësit, përse nuk mundnin të ndalnin vetë gjakmarrjen, si plagë që kosiste familje dhe fise të tëra?
Gjyshi Pjetër u mbyll në dhomë dhe qëndroi në heshtje në vetmi duke shtrënguar pushkën e gjatë me sytë e ngulur larg në anën tjetër të fshatit mbi kodër, në mugëtirë, ku ish kulla e Simon Shkabës. Kishin rreth katër breza dhe ishin bërë shumë vrasje, hapur, mbuluar dhe humbur varre, që kur filloi hasmëria me atë kullë të hirtë. Atij nuk i kujtohej saktësisht si lindi hasmëria dhe vrasjet e pandërprera mes dy kullave. Robt e dy kullave asnjëherë nuk kishin marrë mundimin të gjenin shkakun dhe fillesën e kësaj hasmërie dhe kasaphane, por merreshin me pasojat e viktimat dhe këmishët e përgjakura tundeshin prej erërave të forta derisa zverdheshin në pritje të marrjes sërishmi të gjakut.
Plaku Pjetër bridhte me hapa të ngadalta, i vetëm nëpër monopate dhe rrugë të hapura, me pushkën në krahë. I rënduar nga brengat dhe mendimet, por jo pranguar prej frikës së pritës dhe fërshëllimës së plumbit. Nuk ia u kthente përshëndetjen bashkëfshatarëve. Tre herë u ndesh ballë për ballë, në shtegun e verbër me gjakësin e të birit, i cili ecte i shkujdesur, ngarkuar me trasta. Plakut Pjetër instinktivisht i shkoi dora tek pushka dhe gishti i shkau tek këmbëza e ftohtë. Dalloi hapur tek tjetri frikën e pritjes së plumbit dhe të vdekjes. Për dreq nuk kish përfunduar akoma besa e madhe, tridhjetëditëshe. Pjetri nuk ish nga ata që shkelnin besën. Kish bërë vaki dikur që shkelej besa në momente të mjegullta çmendurake, ishte zbrazur arma. Shkelësi i besës ish përndjekur me mënyrat më të ashpra, megjithëse ish përpjekur të mbrohej duke thënë se: gishtin në këmbëzën të pushkës e urdhëroi makthi i gjakut të mpiksur dhe jo ndërgjegjja.
E ftohta erdhi shumë shpejt, në fund të muajit tetor dhe ndërkohë përfundoi besa e madhe tridhjetëditëshe. Ra dëborë e madhe, u bllokuan rrugët dhe pemët u shqyen më dysh prej peshës së rëndë. Gjyshi Pjetër e priti me ankth dhe pagjumësi. Për të marrë gjakun e të birit Shtjefnit, pastronte dhe ripastronte pushkën e vjetër. Vendoste mjekrën mbi dy duart e rreshkura, kockore dhe vështronte pushkën. Si ti lutej mos më turpëro, por të qëllo drejt e në shenjë, sepse po ti shkonte plumbi huq, ish plak dhe nuk kish këllqe ta shlyente. Këmisha e varur në katin e sipërm ish zverdhur dhe prindin e dërmonte. I biri i vrarë e ftonte të merrte gjakun.
Me ndërprerjen e borës dhe zbutjen pak të motit, Plaku Pjetër u ngrit herët në mëngjes, pa kënduar gjeli, u vesh, piu me nxitim një gotë me çaj të nxehtë mali dhe doli me pushkën në krah. Plaka Zerre i ra pas duke fshirë sytë e dobëta dhe këshilluar me zë të ngjirur që ta linte pritën për një ditë më të ngrohtë, por plakut nuk i durohej sa të vinte shpagimin në vend, të merrte hakun e djalit. Pastroi dëborën, bëri një ngrehinë të vogël ku të vendoste grykën e pushkës dhe zuri pritë duke e llogaritur me mend që ta vriste vrasësin e të birit pikërisht në përroin e Zefit aty ku u këput jeta e të birit, Shtjefnit. Dikur syrin e pushkës e kish të mprehtë, si sy shqiponje, por tani shikimi i ish rrëgjuar, mpakur prej pleqërisë. Fryu erë e fortë, plakut po i thaheshin duart, këmbët dhe i kërciste nofulla pa dhëmbë. Gjakësi po vonohej ti dilte në shteg dhe dita po ikte. Një herë iu duk sikur hasmi po vinte me hapa të mëdhenj, si ti gëzohej pritës së tjetrit, por ishte veçse një përshtypje e zbehtë dimri. Shpresa se mund të shfaqej tutje në horizont gjakësi i djalit iu davarit shpejt. Vështroi rreth e rrotull, ishte vetëm në mes të masës së pamat të dëborës. Kullat e katundit dukeshin si pika të vogla të zeza. Herë si brumbuj, që iknin me nxitim në radhë njëra pas tjetrës, treteshin në sfond përpiheshin prej bardhësisë së lodhur të dëborës.
Kur iu prenë shpresat, mezi mundi të dallonte me sytë e lodhur siluetën e Simon Shkabës teksa ecte me nxitim në majat e gishtave të këmbëve, sikur kërcente mbi susta. Pjetrit i rrahu zemra me forcë dhe e mbërtheu një ankth i tmerrshëm, triumfi i pleqërisë. Mjekra dhe duart po i dridheshin prej të ftohtit të dimrit dhe padurimit. Mos më korit, mos më korit, të lutem. Futi fishekun në gojë të pushkës. Ç’ishte kjo dridhje kaq e madhe që e kish përfshirë! Oh, oh! Udha ngrihej dhe ulej si të ish e lëvizshme. Mblidhe veten Pjetër, dale, e futa në shënjestër, hë! Plaku mori shenjë, qëlloi. Por ai nuk u mbush me frymë dhe shfryu kur lëvizi gishtin në këmbëzë dhe pushka prej forcës e goditi në sup dhe e flaku tutje, ndërsa plumbi shkoi në ajër.
Simon Shkaba sa dëgjoi krismën e pushkës mbajti këmbët, ngriu dhe vështroi andej nga u dëgjua krisma. I tmerruar kontrolloi me duar trupin e tij se mos e kish kafshuar diku plumbi. Kur pa që nuk kish asnjë gjurmë gjaku, morri frymë i lehtësuar. Hodhi trastën mbi supe dhe pa parë prapa ia krisi vrapit si lepur drejt shtëpisë nga frika e ndjekjes në fluturim të ndonjë plumbi të dytë.
Po binte muzgu i mbrëmjes. Erërat e forta hynin me uturimë nëpër frëngji dhe plaku Pjetër nuk po kthehej në shtëpi. As dhe lajmi i vrasjes së Simon Shkabës nuk po dëgjohej të shpërndahej nëpër kulla. Plaka Zerre dhe nusja nuk guxonin të dilnin prej kulle, vështronin njëra tjetrën dhe nuk bëzanin. Pritat e burrave me syrin në shënjestër të pushkës dhe gishtin në këmbëz nuk përcëllohen fort prej erërave, ani pse Pjetër Tota ish plak i rrëgjuar dhe me prostatë.
Filloi të binte dëborë e rëndë, me flashka. Plaka Zerre, e merakosur, shtrëngoi mjekrën çekiç dhe i bëri zë nuses Drande të vishej. Të dyja gratë, e reja me të vjetrën, dolën së bashku të kërkonin plakun Pjetër, nëpër shtigje të verbëta, ku mund të bëhej prita dhe të vritej hasmi. Dëbora po hidhte gunën e trashë mbi kodra, prita, brigje dhe pyje. Terri i natës zuri të kafshonte me dhembë të hidhur pelin e të ftohte akull kryqet e të dy grave të mërdhira. Drandja ngriti pishtarin lart dhe flaka e portokalltë lëpiu me gjuhë dëborën e bardhë. Plaka Zerre shkau dhe ra si topth mbi dëborën e butë. E reja i futi krahun dhe e ngriti pothuajse peshë. Të dyja u shtynë drejt daljes së katundit. Ngjanin si silueta të holla të ndjekura nga përpëlitja e mekur në një flake pishtari.
I ranë mes përmes monopatit të Kryqeve. Plakun Pjetër e gjetën në shtegun e Zefvoglit të mbuluar nga dëbora dhe gjysmë të kallkanosur. Të dyja gratë e mbartën plakun në kullë. I fërkuan duart dhe këmbët e ngrira me lesh dhie të palarë, dhe i dhanë çaj të ngrohtë. Plaku Pjetër hapi sytë përgjysmë, ja nguli shikimin e shuar së shoqes. Lëpiu buzët e holla, të përthara dhe mërmëriti:
-Oj gru, më thuj, e vrava hasmin?
-Ëhë, e vrave,- e gënjeu plaka dhe kafshoi me forcë mishtat e dhëmbëve,- fli tani.
-Ah,- ia bëri plaku i lehtësuar dhe mbylli sytë:- Do bëj mirë të fle.
Plaka Zerre shtrëngoi mjekrën çekiç të mos klithte. Eci mespërthyer, krahëvarur dhe shkoi në dhomën e miqve. Shtyu derën me shpinë e mbylli dhe rrahu me grushte kokën. Çori me thonj fytyrën e rrudhosur. Lotët e mëdhenj zbutën lëndimin e fytyrës dhe të trupit. “Pse e lashë plakun të ikte mes dëborës, pse?” këlthiti.
Nga R. M. – Ramçe
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Si do që t’a marrim, kodi gjenetik i njeriut tregon për aftësinë (dhuntinë) e tij për krijuar zëre dhe si vijim i kësaj, për të folur në një periudhë të dhënë historike ekjo u arrit në kohën e zotësimit dhe shkathtësimit. Ai fillon të organizohet (Homo habilis) e ky fakt është tregues se në këtë kohë më kishin buthëtua zëret e para (onomatopeat). Neriu organizatif fillon poshtë-lart të artikullon nga se aftësitë e homo habilis-it për të prodhuar vegla kërkon një bashkëpunim më të madh mes tyre, një ndërlidhje aftësuese (didaktike) të tjetrit për pjesëmarrje në këtë proces të « formësimit » të diçkafit që do të përdorej për veprime të përditëshme. Pra një lloj të kuptuarit mes vete ishte i pashmangshëm për krijimin e këtyre marrëdhënieve shoqërore, e kjo shtin në mes (së paku) fjalë të caktuara për veprime të caktuara. Megjithë kompleksitetin krijues, na nuk mund të pohojmë me ndonjë siguri se e folmja e mirëfilltë egzistonte në këtë përiudhë me të vërtetë të largët. Vetë them se kjo tezë është tejet guximtare sepse shumica e shkencëtarëve (gjuhëtarë, sociologë, historianë) janë të një mendimit se fjalët e para buthëtuan ende më vonë, në kohën e njeriut plotësisht të arsyeshëm.
Të përmend këtu edhe homo sapiens-in, dhe të them se në kohën e tij nuk ishin më tepër se disa dhjetëra mijë individë. Kjo çon drejt pyetjes së prejardhjes të rreth 6000 gjuhëve. Kemi të bëjmë me një gjuhë amë (monogjeze), nga e cila lindën të tjerat me shpërndarjen nëpër troje të ndryshme të sapiensit para 60 000 – 80 000 vitesh ose :
a) me këtë shpërndarje ata ndikuan në cytjen grupeve të tjera për të folur dhe
b) poligjeneza : aty më folej një gjuhë dhe në kontakt në mes grupeve, lindën gjuhë degë dhe me kohë, familje gjuhësh dhe nëngrupe të tyre ?
Por t’i rrekem meditimeve të mia ku për të gjetur shenja e shembuj lashtësije të gjuhës shqipe, më përhidhej një tezë e amerikanit Merrit Ruhlen i cili thot se në familjen e protogjuhëve ku përfshihen 32 dy sish, të cilat ishin në përdorim para afro 52 000 vitesh, fjala e parë e thënë do të ketë qenë monosilabja tik ose aq’wa. Pa ndërhy në atë se këto fjalë kanë mundur ose jo t’i kenë mbijetuar aq shum vjetëve do t’i drejtohem shqipes së sotme ngase fjala tik në shqip do të thotë gisht që faktikisht çon drejt rrënjës së lashtë TIK (lat. digitus, gr. δάχτυλο që poashtu çojnë drejt të njëjtës rrënjë). Fjala ak’wa ka gjithashtu shum mundësi të ketë evoluar dhe sot na kemi ujë që fonetikisht lidhet me shkrirjen « ekonomike » të ak dhe dhe sjell : ‘ua > uja > ujë.
Nuk do të zgjërohem momentalisht më shum në përcaktime kohore dhe krahasime sepse, si që përmenda më lart, ky shkrim ka të bëjë me meditime dhe jo hulumtime nga autorë të ndryshëm të cilët permenden këtu vetëm si kompletim anësor ngase dokumentimet (tezat) e mia janë të një natyre tjetër. Unë i qasem fjalëve të lashta që sot në gjuhën shqipe janë të gjalla, në përdorim të përditëshëm por në formë të përngjitur dhe kjo enkas me sekuencën ng, të cilën në raste të ndryshme të mëvonëshme e gjejmë edhe me g-ënë e shkrirë kur punohet për fjalë që nisin me zërin gj si psh. gjall/ë – n-gjall/ë.
Unë në vijim do të tentoj dë gjejë rrënjën e mirëfilltë të fjalës së përngjitur sepse është kryesisht kjo që çon drejt shekujve të kaluar.
Gjejmë sot një rënditje ng fillestare (në krye të fjalës) por që nuk është në asnjë moment digram si në rastin e shum gjuhërave në botë, sidomos atyre indoeuropiane. Nuk kam njohuri se ndonjë gjuhë tjetër ka më shum fjalë në repertoarin e vet se sa gjuha shqipe ku ng është nismëtare e posaçërisht të fjalëve njërokëshe. Akoma më karakteristike është se këto fjalë, historikisht shiquar, janë të përngjitura gjithënjë duke ruajtur vlerën njërokëshe e kjo është specifika e gjuhës shqipe e ruajtur me mijëvjeçarë! Së pari për sqarim fonetik, do të përmend se kemi edhe në anglisht këtë rend që gjindet në vënde të ndryshme të fjalës dhe shqyptimi është tejet i përafërt me gjuhën tonë (finger), kurse në shum gjuhë sllave shqyptimi është plotësisht i njëjtë sikur në shqip por ato fjalë, janë të huazuara nga gjuhë të huaja (bingo, gong, ring…) dhe që poashtu gjindet e shpërndarë në vënde të ndryshme të fjalës E njëjta vlen edhe në tyrqisht: rengli, mangall…
I përmenda disa shembuj nga gjuhë të tjera me qëllim të pasqyrimit të dallimeve me rendin (në lat. sequentia – vijim, rend) e bashkëtingëlloreve në fjalë. Duket mirë se aty nuk kemi të bëjmë me raport lashtësije sikur që është rasti me shqipen, të jetë ajo vazhdim thrako-ilir apo si që e shoh unë, vazhdim i një të folmje shum më të lashtë por të papërcaktuar gjer më sot.
NG është rend i bashkëtingëllores hundore n dhe qiellëzores shpërthyese g që anatomikisht dhe shpirtërisht shiquar përbëjnë, secila në vete shprehje emocianle dhe reakcione të « dorës së parë » të njeriut primitif. N-ëja e shkurt, me nazalitet të shterur, dhe shtërngim të nofullave, shpreh mosaprovimin e një të bëme, refuzon një shërbim, shoqërim por edhe tërhjek vërejtjen ose ndalon një veprim të tjerëve. Shpërthyesja g, më së miri do të jetë përdorur për shprehje kënaqsije dhe gëzimeve të vogla duke e përsëritur të bashkuar për disa herë sipas rëndësisë që i jepej ndodhisë e cila i lënte përshtypje. Në raste kur g-ja përfundonte me përmbyllje, pra duke humbur nga zëshmëria ishte shenjë e moskënaqsisë, gjente diçka si të tepërt, monotone.
Këta dy bashkëtingëllore duhet të jenë të nxjerra nga goja e njeriut në të njëjtën periudhë me zanoret a, e, o, u ; grykoren h, buzoret f dhe p me të cilat u formuan onomatopeat e njeriut primitif.
(Vijon)
*Në fillim këto meditime i ndava në dy pjesë mirëpo për shkaqe praktike vendosa që publikimi të bëhet në tri pjesë.
Nga Gjon KEKA
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Njohja e se kaluarës sonë si komb nuk është një kapital i vdekur,por tepër i gjallë ,i pranishëm ,sepse përmes njohjes të së kaluarës ne njohim rrënjët e pemës sonë dhe fitojm një pamje të qarte të saj.Vetëm duke hyrë në shpritin e së kaluarës sonë ne mund të shohim skenat e jetës ,gjurmët dhe karakterin ,parasëgjithash të fitojm një pamje të qartë të saj duke e sjell të pranishme në kohën tonë ,pra duke e njohur atë dhe personalitetet mbikohore që lanë gjurmë të pashlyera.
Ndërkaq , Libri i Skënderbeut , ose Libri i Mrekullive, është një format i madh dorëshkrimi , dhe tepër kurioz , i cili ruhej në bibliotekën e Dukës së Weimarit.
Ky dorshkërim që ka qëndruar në duar të liderit dhe mbretit të Shqipërisë Gjergj Kastriotit konisderohet si një dhurat që i kishte bërë atij Ferdinandi i Aragonit.
Ky dorëshkrim me vlera të mëdha historike dhe të përgjithshme thuhet se ishte në duar të Gjergj Kastriotit dhe ,pra ia e posedonte këtë libër ,por edhe nëse ky doreshkrim nuk do të ishte në duar të tij ,nuk është më pak interesant dhe i vlefshëm.Por duhet nënvizuar se jo rastësisht mbanë emrin libri i Skënderbeut ,apo libri i mrekullive ,që do të thotë se ai ishte në duar të tij dhe aq më mirë që ky libër u bë akoma më i njohur ,sepse përbënte një dhurat të dyfish për studiuesit e para për librin dhe karakterin e tij ,si dhe për personalitetin që e posedonte atë. Siç edhe kam shkruar në librin tim ,”Skënderbeu ,ideator i bashkimit europian” ,mbreti i pavdekshëm i Shqipërisë,vizionari dhe strategu i kombit tonë gjente kohë edhe të lexonte,ai kishte preferencat e tij të leximit dhe njihte në thelb artinë e më hershme dhe frymëzimet që kohërve që ai merrte nga njerëzit e urtë që lanë gjurmë, thjeshtë Gjergji i donte dhe i konsideronte librat si pjesë e lidhshmërisë së njeriut me njëri tjetërin,libri për të kishte rëndësi të madhe .
Megjithkëtë libri dorshkrim që kishte në duar Gjergj Kastrioti kishte 325 faqe pergamen ,i dekoruar në çdo anë ,shoqëruar me figura ,ajo ndahej në dy pjesë njëra thuhet se i përket shekullit XV ndërsa tjetëra atij të XVI.
Në pjesën e parë librin ka këtzë përmbajte dhe përfaqëson makina të panumërta dhe shpikje ,ndërsa më pas edhe përdorimi i luftës, rrethimeve dhe sulmeve : armëve të çdo lloji , armët , bomba , shkalle ngjitje ; instrumente e të ndryshme ,ura ,mullinj dore , skena të mundjes,marshime ,manovra ushtarake , subjektet tjera,pastaj të ingjinieringut të artit të përgjithshëm luftarak etj etj.
Ndërsa në pjesn e dytë e cila është posaqërisht e përbërë nga skena të kohës si të jetës publike ashtu edhe të asaj private, pra të karakterit të jetës dhe imazhit të përgjitshëm.Pra në këtë droshkrim të pjesës së dytë ka një veçanti ajo e përdorimit të kostumeve, të artizanateve ,tregëtisë, atributet tjera të kushteve jetësore,arti i kuzhinierisë, kovaçët, rrobaqepësit,prodhuesit e rripave,këpucëtar,cirku ,peshkatarët,fermerë,piktorë ,poetë,muzikantë astronomët,mjekë,etj, pastaj ato të jetës së brendshme shtëpiake,si mobilje, qelqi enë ,instrumente të ndryshme,harpa,,këmbanat,
Poashtu siç shihet edhe në foto libri paraqet një struc me një patkua në sçepin e tij ,që qëndron pranë një tavoline ,të vendosura dy vezë të mëdha pranë ,ulur qëndron një filozof dhe e gjithë kjo në mënyrë magnetike tregon gjithë eksperimentin e përfshirë të magjisë dhe vlerës së këtij shpjegimi të madhe në këtë dorshkërim.Sidoqoftë, pavarësisht mungesës së teksteve të caktuara shpjeguese ky libër ,dorshkrim ,apo Libri i Skënderbeut është një nga koleksionet më origjinale të kohës dhe për ne si Shqiptarët një arsye më shumë ,sepse ky dorshkrim ishte në duar të Gjergj Kastriotit,heroit tonë kombëtar dhe mbrojtësit e ideatorit të unionit të familjes europiane.Duhet theksuar se libri i Skënderbeut,ka pas fatin të jetë i njohur edhe për botën shqiptare,por nga të pakët shkrimtarë dhe studiues tanë si p.sh. Aleks Buda dhe Moikom Zeqo.
Kështu që me pakë fjalë veprat dhe ngjarjet e të drejtës se kombeve dhe jetës së njeriut janë si këshilla të shkëlqyera të një ndërtese të mrekullueshme.Prandaj edhe ky droshkrim që quhet edhe Libri i Skënderbeut, ka një rëndësi të madhe sepse mbanë emrin dhe parasëgjithash ka qëndruar në duar të themeltarit dhe majës së lavdisë së kombit tonë arbënor europian.Pikërisht Gjergj Kastrioti rridhte nga pema e madhe e lashtësisë së kombit tonë për t’i dhënë emrin dhe renditur krahas lavdimtarëve si Aleksandri,Pirro duke qëndruar së bashku si shtylla të përjetshme të kombit tonë dhe civilizimit të përbashkët të familjes sonë europiane.
- epigrame –
PIKTURA
Tek një pikturë ngjyrë e derdhur,
Mos gjykoni e prisni menjëherë,
Kornizës që e mbështjell dredhur,
Mos i dhuroni më shumë vlerë!…
MULLIRI LLAFAZANIT
Ka mulli që bluan misër dhe grurë,
Mulli që bluan mendim dhe kulturë.
Por ka dhe mulli që bluan ujë e det,
Gjithë jetën fërkohet han veten e vet…
Sot shumë mullinj të tillë kanë dalë,
Bluajnë mburrje dhe prodhojnë fjalë!…
ÇELSI I KUJDESIT
Të kesh një çelës,ke në dorë një portë,
Një portë që hyn dhe del në të çdo ditë,
Ky çelës për mua shumë gjëra më thotë,
Duhet ta ruash e ta mbash si të florinjtë…
Ndryshe mbetesh jashtë, dhe flë me minjtë !
KOKËFORTI
Kokëforti është një qukapikth,
Ulet në degë pranë trungut,
Me sqepin e tij rreh në një pikë,
Vrima dëmtuese bënë dhe ikë!…
E MIRA DHE E KEQJA
E mira dhe e keqja janë si një pemë,
Po nuk e krasite si duhet e me kujdes,
Do hap degët anë e mbanë pa plan,
Dhe me kohën pjesa e frutshme vdes.
VITET
Rroba e lënë nën shi e vjerrë,
Nën diellin që nxeh e përvëlon,
Lëkundet,laget e thahet përherë,
Pa e kuptuar ngjyra i ndryshon!….
BESIMI
Besimi është si thjerrëzat e syrit,
Shikimin e kthjellët e ndihmon,
Po ra nga syri xhami i saj grrithet,
Si më parë të shikosh nuk ndihmon!….
BESNIKËRIA
Qeni bredh gjithkund
Edhe mbi ndonjë ndytësirë,
Kur kthehet në shtëpi
Lëpihet dhe bishtin e dridhë!….
BUKURIA E SHPIRTIT
Gruaja e matur me vetën adhurohet,
Edhe pse mbart pak bukuri e freski,
Si për më të bukurën flitet,shkruhet,
Për shembëlltyrën që ka në mbrëndi!…
BUZËQESHJA CINIKE
Gota e përplasur e thye copë e grimë,
Lëshon një cingërrim,sikur të të vrasi,
Kujdes në copat e thyera mos shkelni
Pret ashpër si tingëllima cinike e një gazi!….
Nga: Fatbardha Demi
« Zakoni i të mbajturit me fanatizëm i shenjave të veta dalluese ka një kuptim të përcaktuar qartë… dëshira e tij (e shqipetareve) për t‟u identifikuar është më e madhe se frika nga vdekja. »
Rose Lane « Majat e Shales »
Ka vite, që gjithmonë e më shumë 25 dhjetori, dita e Krishtlindjeve, po bëhet e pranishme në shoqërinë shqipëtare. Si një popull tolerant, ay historikisht i ka festuar ditët e shënuara të të gjitha besimeve, pavarsisht në se i njihte apo jo domethënien fetare apo mitike të këtyre datatve dhe riteve.
Me qenëse çdo dukuri ka një zanafillë, na lind pyetja se: “Nga e ka origjinën emërtimi i Jezusit, KRISHT dhe në gjuhën dhe besimin e kujt populli, ay arrin të motivojë simbolin kryesor të fesë kristiane, KRYQIN ? ”
Sipas Ungjillit të Mateut, tregohet se Maria , nëna e tij që i ishte premtuar Jozefit, mbeti shtat-zanë me Frymën e Shenjtë. Jozefit, që mendonte ta linte Marine, iu çfaq në ëndër një ëngjëll i Zotit dhe i tha : « Jozef, biri i Davidit, mos ki frikë ta marrësh Marinë me vete si gruan tënde, sepse ç’është ngjizur në të është vepër e Frymës së Shenjtë. Dhe ajo do të lind një djalë dhe ti do t’i vesh emrin Jezus, sepse ai do te shpëtojë popullin e tij nga mëkatet e tyre. (1)
Në Bibël nuk përmendet se kush ja vuri emrin « Krisht » (Christ) Jezusit të Nazaretit. Ka studiues dhe besimtare, që e shpjegojnë emrin « Krisht », si pasojë e dënimit të Jezusit me një vdekje plot vuajtje trupore mbi një kryq. Kryqi, sipas besimit kristian, shpreh kryqëzimin, Krishtin, Fjalën dhe Figurën e dytë të Trinitas. Të gjithë besimtarët dhe studiuesit e historisë, bashkohen në mendimin se “kryqi” sot, përfaqson simbolin e besimit kristian.
Por, siç dëshmon studiuesi Joel B. Green (“The Cambridge Companion to Jesus”)“Dëshmia e mënyrës së vdekjes të Jezusit është shumë më e errët, se sa është paraqitur. Në literaturën e antikitetit Roman, nuk jepen përshkrime të aktit të kryqëzimit“ (2) Edhe teologu anglez E. W. Bullinger, në librin “The Companion Bible” (botuar më 1922) pohon se në katakombet e Romës, Krishti nuk është pasqyruar asnjëherë i dënuar mbi një kryq. (3)
Image may be NSFW.
Clik here to view.
(a) një grafikë që sjell formën e përhapur të dënimit (Justus Lipsius, 1595) (b) Dënimi i legjionarit romak Acacio, (viti 303) për shkak të përqafimit të besimit të ri kristian.Në plan të parë është Jezusi. (4)
Siç dihet, për krijimin e miteve të reja, duhet të kalojë një periudhë disa shekullore nga ngjarjet historike. Gjatë kësaj kohe, miti pasurohet me material tregimtar, pasqyrim viziv nëpërmjet artit të gdhëndjes dhe pikturës, me rite e ditë të shënuara.
J. Hall në “Dictionary of Subjects & Symbols in Art” ka pohuar se : “duke filluar nga shk V, kryqi filloi të gdhëndet në sarkofaget dhe objektet e tjera. Wallis Budge (në librin “Amulets and Talismans”) shton: « Para shk 4, Kryqi nuk ishte emblemë kryesore dhe simbol i të krishterëve”. (5)
Si përfundim del se, simboli i kryqit kristian është futur në periudhat e mëvonshme, nga koha historike e vdekjes së Jezusit. Format e ndryshme të kryqit që gjënden sot në Europë, na bëjnë të mendojmë, se keto figura grafike, duhet të kenë lidhje me simbole të miteve të tjera (që nuk lidhen me kryqëzimin) të një besimi shumë më të hershëm, të pa trajtuar deri më sot. Në Enciklopedinë e literaturës Biblike (Cyclopædia of Biblical, Theological, and Ecclesiastical Literature) dëshmohet se shenja e kryqit mbahej si simbol i shenjte tek shume popuj të Antikitetit. (6) Sipas studiuesve, ndërmjet figurave gjeometrike, kryqi është simboli i tretë kryesor i ardhur nga periudha me e herëshme e lashtësisë dhe ka lidhje me qëndren, rrethin, katrorin dhe trekëndëshin
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Kryqi (1) latin , (2) françeskan , (3) grek, (4) ortodoks, (5)kryqi i Shen Andreas, le premier apôtre appelé par Jésus dans l’Évangile (Matth. 10,2) i shek X, (6) kryqi bizantin, (7) bask dhe (8) keltik.
Gjatë historisë njerëzore është vërejtur se çdo mit i ri, për të ndikuar mbi popullsinë, mbart në gjirin e tij simbole të miteve dhe besimeve të kaluara. Ky fakt e gjen shpjegim në shkencën e psikologjisë. Si shëmbull mjafton të vërejmë flamurin e BE-së. Yjet pes-cepësh na sjellin ndërmend yllin e Davidit dhe numri 12, numrin e Perëndive mbi Olimp. Në simbolet e shumë flamujve apo heraldikave të shteteve, gjënden yje pes-cepesh, vetëm apo të shoqeruar me hënën, shqiponjën, numrin e shënjt « tre » të ngjyrave, vijat paralele, katrorin, rrethin, trekëndëshin, pemën e jetës etj. që i gjejmë në besimin hënor dhe mitet pellazge. Në këtë pamje, nuk mungon edhe kryqi i paraqitur në forma të ndryshme. Petro Zhei shprehet se « Simbolet kapërcejnë vëndet dhe kohërat, situatat individuale dhe rrethanat e rastësishme… » (7) Kete e deshmon edhe studiuesi Joseph L. Henderson « Miti antichi e uomo moderno », i cili pohon se ka simbole që nuk e kanë humbur rëndësinë e tyre për racën njerëzore. (8)
Përderisa besimi kristian e vuri kryqin në qëndër të mitit të tij, jam e bindur se ky simbol, mbart në vetvete një kuptim shumë të rëndësishëm, ndoshta më të rendësishmin ndër simbolet e tjera të besimit zanafillor të shoqërisë njerëzore. Gjithashtu mendoj se, kjo peshë simbolike e kryqit në lashtësinë e herëshme, ka lidhje edhe me emërtimin « Krisht » ,me të cilin shqiptohet sot figura qëndrore e kristianizmit – Jezusi i Nazaretit.
Kryqi, ndër shenjat më të lashta
Më poshte kemi të paraqitur (a) shkrimin më të lashtë europian dhe (b-c) kryqe tek simbolet ilire dhe një tatuazh me kryqe i dorës tek shqipetarët e Maqedonisë, dërguar nga studiuesja Edibe Selimi Osmani (dt 2.07.2013). (9)
Image may be NSFW.
Clik here to view.
I këtij mendimi është edhe Niko Stillo i cili pohon se “Simboli i kryqit të thyer është simbol apo shkronje e shkrimit apo e shkrimeve lineare tepër të lashta në Europe” (11)
Meqenëse kryqin e hasim që në “artin” e njeriut të neolitikut, kur nuk ishte krijuar akoma shkrimi, arrijme në përfundimin se në periudhën e parë këto shenja nuk ishin shkronja, por lidheshin me besimin zanafillor. Studiuesi At Justin Rrota, në veprën e tij “Për historinë e alfabetit shqyp”(1936), na tregon një shembull të tillë: “Në botimin e Buzukut, gjejmë fijen qi na zgjidh nejet (hijen-shën im)e dyshimit mbi shenjet e posaçme të shkrimit të shqypes (….) Për të shprehe tingullin e « y »-s sonë, qi ky shkrimtar e përdori edhè për zânoren « u », ai vojti e muer shêjin e zodiakut (brirët e demit) qi âsht në përdorim në degë t’astronomis për ftyrën e Taroçit (Taurus).” (12)
Ne sot nuk arijmë dot, të themi me saktësi se ç’fare ka dashur të shprehë njeriu primitiv me shenjën e kryqit, që vizatoi në shpella apo kur e gdhendi në kockë, gurrë apo baltën e pjekur. Por mund të pohojmë, se në atë periudhë të herëshme, besohej në forcat e mbinatyrshme, të paaritshme prej tij dhe në rradhë të parë, ato që ndodheshin në qiell, si hëna, dielli, yjet, uji (shiu) dhe ajri, etj. Besimi dhe mitet më të herëshme, ju përkasin “banorëve” të kupës qiellore, dhe sot e kësaj dite aty ndodhet edhe banesa e Zotit. Mircea Eliade pohon se “Lartësia është diçka e paaritshme për njeriun dhe si e tillë, i përket forcave dhe ekzistencës mbinjerëzore…Qielli ‘simbolizon’ përsosmërine, shenjtërinë, forcën, pandryshueshmërine…Thjesht nga të qenurit ‘i lartë’ , që ndodhet ‘lartë’ e barazvlerëson me të qenurit i pushtetshëm” (13)
Njeriu i paleolitit ishte në « kërkim të Zotit », të ndjerë prej tij si një FORCË e pa-formë. Ay e shikonte atë tek shumë dukuri të natyrës qiellore dhe tokësore, nga të cilat varej jeta e tij dhe e fisit. Frika më e madhe për të qe zhdukja e dritës, kur terri i një nate pa hënë apo në thellësinë e shpellave, përpinte çdo gjë përreth tij. Në terr, nuk ekzistonte asgjë. Lufta kundër « territ » për të shpëtuar DRITËN (hënore dhe diellore), gjëndet në themel të miteve të para të njeriut.
Kryqi, përmban në vetvete elementin shprehës të zbritjes në tokë të DRITËS – rrezen (vijën e drejtë). Fjala e gjuhës shqipe “rreze” ,vëren studiuesja Nermin Vlora “ Është një fjalë që e hasim edhe sot në të gjitha gjuhët indo-europiane, (por) nuk haset as në greqisht, turqisht, arabisht dhe as në gjuhen kineze…” (14) Siç e vërteton Petro Zhei nëpërmjet fizikës moderne, gjuhës dhe miteve «Gjuha referon gjithnje tek Qendra (Zoti) » (15)
Rrënja e emrit “rreze” gjëndet në emrin e Zotit tek egjiptianët e lashtë (Perëndia Rê / Ra- ajo që bije në tokë sipas Xh.Katapanos) dhe është e shprehur në muret e Piramidave në formën e vijave të drejta që përfundojnë me një dorë (dora e Zotit), por edhe në pikturat mesjetare të kristianizmit. Asnjë objekt tokësor, nuk kishte atë pamje të përsosur të vijës së drejtë si rrezja, e cila lidhte Dritën qiellore (Zotin) me Tokën. Ashtu sikurse në lashtësi edhe në besimet e sotme, çdo element i shënjtërisë, shprehet si një burim ndriçimi apo rrezatimi.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
(a)Monedhe me koken e Seleukidit, mbretit të Sirise antike (b) Perendia Mitra (c) Mozaik i Krishtit me rreze perreth kokes i shk 3 në bazilikën e Shen Pjetrit, Vatikan (16)
Dy rreze të kryqëzuara (kryqi) ishin një nga simbolet më të herëshme për Zotin, se bashku me figurën e hënës, si shpreje e natyres së tij KRIJUESE dhe Shqiponjës, të vetmes qënje të gjallë që i afrohej më afër tij.
Në veprën “Thoti fliste shqip” studiuesi arbëresh Xhuzepe Katapano pohon se “Shqiponja dhe Ylli simbolizojnë që në kohët më të lashta , dritën, shpirtin pra vetë zanafillën e jetës dhe të çdo krijimi, që janë thelbësisht të rendit mendor …(dhe) sipas Moisiut , shqiponja dhe ylli, janë sinonime (17) Në fotot poshtë, kemi një monedhe romake e vitit 217-215 pk, me shqiponjën që mban një kryq në formë ylli dhe një pjesë e relievit kushtuar perëndisë së Mithrës në Muzeun e Vatikanit e shk 3, ku paraqitet hëna me dy kryqe-yje .(18)
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Në qëndër të kryqit qëndron shqiponja, që së bashku me dy hënat dhe yjet sipër, përfaqësojnë Krijuesin. Katër rrathët, me qëndrën e spikatur në formë ruaze, janë shprehje e botës hyjnore me Zotin në qëndër. “Raporti midis Zotit dhe Krijimit –shprehet Antonietta Zanatta- është i njejtë me atë të rrethit dhe qëndres”. (20)
Që të treja format e kryqit që njihen edhe sot (X,, T ), kanë patur për lashtësinë vlerë të njejtë mitike, gjë që dëshmohet edhe në alfabetet e para. (vini re gërmën-kryq fenikase, atë arkaike greke , formën “T” greke klasike, etruske dhe latine, me të njejtën vlerë fonetike (21)
Kjo vihet re edhe në monedhat romake ku kryqi, ylli dhe germa “T” janë simbole të Zotit.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Germa “T” mbas kokës së binjakeve dhe dy yje mbi kokat e kuajve si shprehje të Krijuesit. Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8. (22)
Kryqi-yll dhe binjaket e Zeusit
Që simboli i kryqit-yll ka qënë, dy / tre rreze që ndërpriten me njera-tjetrën, me idenë e pranisë së Zotit, kemi dëshmi të shumta në materialet arkeologjike. Në shumë monedha të periudhës romake, mbi kokën e binjakëve: Kastorit dhe Polideukut, të njohur me emerin – Dioskurë, ndodhen dy kryqe-yje (fotot lart). Dioskuret, sipas mitit pellazg, ishin fëmijët e Ledës, (grua e Tindrit, mbretit të Spartës) e të Zeusit, që e mashtroi duke u paraqitur si mjelmë. Dy binjakët, kanë mbi kokë pikërisht dy gjysmat e vezës nga kanë lindur (qeleshet) që është pjesë e veshjes vetëm e traditës shqipetare. Ky është edhe një fakt tjetër, që dëshmon se mitet “greke” kanë për autorë, paraardhesit e shqiptareve-Pellazgët hyjnorë.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
(majtas) skicë e mitit, punuar nga Leonardo da Vinçit (1692) Musée Boijmans Van Beuningen de Rotterdam (qendër) binjakët Dioskure mbi kokën e të cilëve qëndron hëna dhe dy yje, shk 2 pk (djathtas) statujë e Dioskurëve, si simbol hyjnor i forcës ushtarake të Perandorisë Romake. (23)
Më hollësisht për Dioskurët dhe babanë e tyre, Zeusin pellazg apo Oine, Lamahun, Minosin, Nino, Sheshoosi tek egjiptianet, Dionis nga greket dhe Noe, në Dhjatën e Vjetër është shtjelluar në veprën madhore të Niko Stillos “Etruskishte-Toskërishte”, që vijon të mos përfillet nga Albanologjia e politizuar zyrtare.
Në shumë objekte arkeologjike apo grafika edhe të kohëve të reja, kryqi-yll me hënën, paraqiten të bashk-shoqëruara si shprehës të njeri-tjetrit, siç e gjejmë ne simbolin e besimit islam, të huazuar nga besimi pellazg. Ylli sipër hënës ishte simboli i Perëndeshës Afërditë dhe i shtetit të Epirit. Ky simbol është pasqyruar edhe mbi qeleshen e Aleksandrit të Madh. Në monedhën romake (në foton poshtë) të vitit 112 pk, hëna dhe ylli shprehin idenë “Zoti është me ju!”dmth ushtari romak ka mbrojtjen hyjnore. Po kështu, në heraldiken e gazetës së arbëreshëve, hëna / kryqi-yll, në qendër të shqiponjës dy krenore, shprehin tre simbole të Zotit dhe dëshmojnë lidhjen e tij me Kombin arbër.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
(a) monedhe romake e vitit 113-112 pk (b-c) ne mes të shqiponjës dy krenore, ndodhen dy figurat sinonime: hëna dhe ylli.(24)
Në librin kushtuar figurës së shquar arbërore Gjergj Xhemisto Pletones (shk15), Moreno Neri sjell një dëshmi të çmuar për temën tonë. Në një letër dërguar fëmijëve, me rastin e vdekjes së babait të tyre shkruhet: “(Ai) i kaloi njerëz të shumtë të hyjnizuar që ka lindur Hellada, ashtu sikurse Faeton (Zeusi) ishte më i miri ndër yjet e tjerë ” ( 25) Të mos harrojmë, se Ptolemeu e quan Epirin “Hellas prehistorik” ndërsa Polibi e quan popullsinë e Epirit dhe Maqedonisë, si hellenë në të gjitha kuptimet (26) dhe “(s)hellenizmi” ka qene deri në shk19, besimi i popullit arbër. Emërimin “yll” nuk e gjejmë vetëm për Zeusin, por edhe tek fiset pellazge. Studiuesi Trevor Bryce në librin e tij “The Kingdom of the Hittitës”,(Oxford 1998) duke ju referuar emrave të mbretërve hititë veren “ se ata kanë prapashtese -ili, mënyrë e cila i identifikonte ata me yllin… Përveç ilireve dhe hititëve, nuk ka asnjë popull tjetër në Azi apo Evrope, që të përdorë prapashtesën -ili pas emrit të një mbreti. Mes gjuhëve semitike, prapashtesa -ili, tregon thjesht Zotin.” Hititët dhe iliret kishin të njëjtën kulturë e qytetërim dhe të njëjtën gjuhe. (27) Simboli i yllit qëndron edhe tek emërtimi “Ilirë”, që gabimisht kuptohet si “i lirë”. Ne dialektin çam emri “ylli” shqiptohet “illi” dhe emërtimi historik i popullit tonë është “yllorë” dhe i vendit Ylliria. Këtë e mbështet mitollogjia pellazge dhe emri i më vonshëm “Illyria”, ku ka ndodhur ndrimi i zanores “y” me “i” tek bashtingellorja e parë. „Yj“( yj- yjnor – hyjneron) -dëshmon Nermin Vlora- këtë fjalë nuk e kam gjetur në asnjë gjuhë tjetër me përjashtim të shqipes(…)megjithëse ishte e përhapur në të gjitha mbishkrimet e lashtesisë, nga Egjeu deri në Atllantik (28)
Për sa u shtjellua më sipër mbi simbolin e kryqit në objektet arkeologjike, të traditës, studimet gjuhësore dhe historike, dëshmohet se : KRYQI në besimin dhe mitollogjinë pellazge, ka simbolizuar YLLIN dhe ka përfaqësuar Krijuesin-Zotin.
Kryqi, shkenca e lashtë dhe miti
Në rast se do të shprehemi se, besimi i Pellazgëve dhe tempujt ishin institucione sa administrative të mbretit, aq edhe shkencore të lashtësisë, nuk do të bënim ndonjë lajthitje, por do të zbulonim ndryshimin e madh që ka patur besimi në lashtësi, me ate të ditëve të sotme.
Brënda kësaj strukture besimtare (mitike dhe shkencore) të lashtësisë, kurdoherë, kryqi ka qënë i pranishëm. Këtë përfundim e dëshmon katërcipërisht materiali arkeologjik.
Siç vumë në dukje edhe më lart, kryqi është i shprehur me kryqezimin në qëndër të dy dhe tre drejtëzave (rrezeve) me kënde të ndryshëm apo 90° dhe në lashtësi mendohej se kishte një forcë magjike hyjnore. Në foton e parë poshtë (a) në varkat e fisit ilir të Liburnëve, kemi një brez kryqesh që shprehin Hyjninë (kryqi) në botën tokësore (katrori), dhe do të thotë: “Zoti është pranë jush!” Në të dytën (b), tek statuja e Isidës (1360 pk.), qëndrimi i Perëndeshës hënore, shpreh kryqin e drejtë, të shoqëruar nga krahët e shqiponjës dhe hënën e plotë mbi kokë mes brirëve të demit. Kjo paraqitje e Isidës, do të bëhet simbol i kryqit në Egjiptin e Lashtë. Foto e tretë (c) paraqet një armë dy-tehëshe e tipit pellazgjik, me kryqe brënda saj dhe tehun në formën e hënës.(29)
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Njeriu modern e ka shkurtuar me mijëra-vjeçarë, periudhën kohore të lashtësise. Duke mos qenë në gjendje të zbulojë plotësisht arritjet e shkencës së lashtë, të mbuluar me “vellon” besimtare të simboleve, sot kemi një shkencë historike dhe gjuhësore të mangët për nga faktet dhe lehtësisht të manipulueshme.
Por studimet e kohëve të fundit, sidomos të studiuesve shqipetarë, kanë sjellë trajtime të reja të simboleve dhe miteve pellazge. Një prej tyre është edhe vepra“Shqipja dhe Sanskritishtja” e Petro Zheit, që vendos bazat e një shkence të re në studimin e Lashtësisë, duke shfrytëzuar simbolet dhe mitet e besimit pellazg, gjuhën shqipe, ligjet e fizikës moderne dhe gjuhësinë krahasuese.
Për zbërthimin e simbolit të kryqit, ne do të mbështetemi pikërisht në këtë shkencë të re, të cilën autori e ka emërtuar « Filozofia dhe Llogjika e Gjuhës »: “Sipas mendimit mitik- pohon Petro Zhei – Qëndra (pika e prerjes së vijave të drejta) përcaktohet si përputhja e të kundërtave që identifikohet në instance të fundit me ZOTIN… (30) Qëndra = Zoti = Dashuri. Ky përfundim gjen një rikonfermë të njëzeshme në të gjitha Shkrimet e Shenjta, sipas të cilave Zoti është Dashuri, një dashuri pa kushte e me çdo kusht …Qëndra = Dritë” (31)
Kryqi përfaqësonte mbrojtjen hyjnore të Zotit ndaj bijve të tij, por edhe lidhjen me të. Tek arbërit ka ekzistuar gjithëmonë bindja se ishin një popull HYJNOR. Shumë popuj e kanë shpallur këtë emërtim për veten, por përveç miteve të vonshme, nuk kanë mundur ta vërtetojnë edhe me gjuhën e tyre. Siç dihet, gjuha ka lindur para miteve, prandaj është ajo, që e vërteton mitin dhe ky privilegj i ka takuar gjuhës pellazgo-shqipe. Ky fakt dëshmon se arbërit, janë ay POPULL HYJNOR, që thurri mitin e Krijimit dhe ngriti një besim institucional Sellenizmin (besimin hënor).
Po sjell vetëm një, nga shumë fakte që e vërtetojnë mendimin tim. Sipas fjalorit të Biblës, emri Adam në hebraisht vjen nga “âdam” (kuqalash, i kuq, i lyer me të kuq) (Edom); është emër i dhënë Esaut pasi ai kishte shkëmbyer parë-birin e tij me një pjatë supë të kuqe (Zan. 25.30) (32). Në fakt, emri biblik Adam, gjen shpjegimin mitik vetëm në gjuhën shqipe : A+dam dmth “A-i pari + i damë, i ndarë/i krijuar” nga Zoti. Po sipas Fjalorit të Biblës lexojmë se: “Te Zanafilla ( e para qënje e krijuar- shën im) quhet nga vetë Perëndia: njeri ose Adam (Zan. 5,2) për të vënë në dukje anën tokësore të qënies së tij… për njeri në hebraisht është fjala «îysh », që do të thotë « burrë » ose « mashkull »(Eks. 35,29) “bashkëshort”, “qënie njerëzore” (Num. 23,19)” (33)
Në gjuhën shqipe, emri “njeri”, ka si rrënjë emërtimin e numrit “një” dmth- Zoti, i cili është unik -“1” dhe i pandashëm. Pra Adami ishte Bir i Atit-Një dhe si vepër e Zotit, u emërtua me emrin e tij “një + ri”. Pra as në gjuhën hebraishte dhe as në gjuhën greke apo latine , numri “një” nuk ka lidhje me fjalen “njeri” dhe nuk përputhet, nga ana gjuhesore, me mitin e krijimit. Por nuk është vetëm gjuha shqipe, që vërteton se paraardhësit e arbërve dhe shqipetarëve të sotëm, i përkasin asaj race hyjnore. Kryqi tek fiset pellazge ishte pjesë e pandarë e veshjes dhe e gjejmë edhe në veshjen e traditës të shqipetarëve të sotëm.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
(Dy të parat)Burrë me fustanellë (gur i gjëndeur në Maribor të Sllovenisë shk Vpk) dhe një veshje ilire me rypa në formë kryqi. (djathts) Dy kryqe në veshjen e perëndisë Shamash në Mesopotami apo Utu tek Sumerët, i cili njihej si bir i perëndisë hënore Sin. (34)
Kur shikohen ngjashmëri të simboleve apo në mite me popujt e lashtë të Azisë së Afërt , studiuesit zakonisht u venë “vulën” se janë ndikime të ardhura nga Lindja.
Arif Mati, pas një pune afro 30 vjeçare mbi lashtësinë, dëshmon se Sumerët ishin me zanafillë nga Ballkani dhe të afërt me trojanët, thrakasit ose frigët, dmth një popull pellazg
“Popull i famshem ‘i malësorëve me kokë të rrumbullakët’ të cilët kanë shkelur tokën e Lindjes së Mesme rreth viteve 4000” (35) Shqipetaret e ruajne kryqin edhe sot në veshjen e traditës.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Studiuesi Petro Zhei në veprën e tij « Shqipja dhe Sanskritishtja » pohon se : « Qëndra është e vendosur në pikën e ndërprerjes të të dy krahëve të kryqit …(dhe) me qenëse O (zero, hiçi) është zgjidhja e vetme e ekuacionit të Qendrës = Zotin, kjo është njëlloj si të thuash se ka vetëm një Zot. (37) Pra besimi pellazg apo “pagan”, siç u emërtua nga kristianizmi, ka qenë besim monoteist, që do të thotë se ADHUROHEJ NJË ZOT. (Të mos ngatërohemi me Perënditë e Olimpit , që ishin njerëz tokesorë të hyjnizuar)
Për lexuesin e thjeshtë, ndoshta është e vështirë të kuptojë shpjegimin shkencor të studiuesit Petro Zhei mbi simbolin e kryqit. Por, arti i lashtësisë na e pohon me gjuhën e tij shprehëse.
Në fotot e mëposhtme shikojmë se ideja e Zotit (Qëndrës së prerjes së dy rrezeve) ishte e njohur për njeriun e lashtësisë dhe kryqi mbahej si simbol kryesor i besimit.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Simboli i kryqit si shprehje e Krijuesit, në Egjyptin e lashtë, dëshmon origjinën pellazge të Faraonëve, profetëve dhe mbretërve, që krijuan më vonë besimin e judaizmit ( të izraelitëve), paraardhës i besimit kristian. “Ramsesi i II, i Madhi i dinastise XIX, më i madhi dhe shkëlqimtari Mbret , nipi i tij Hosarsiph (djali i motrës) prift i Osiridës, sipas Menetonit dhe Strabonit, i quajtur më vonë Moisi nga çifutet, çështjen e të cilëve e pranoi më vonë, Salomoni-djalë i hitites së bukur Betsabea; që të tre ishin trojanë” (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974) (39) Dhe siç e pamë edhe më lart, trojanët ishin pellazg. Pra, simboli i kryqit-yll, u trashëgua në besimin kristian nga vetë pellazgët, por tashmë me një mit të ri – si objekt i dënimit të Krishtit.
Nga e ka origjinën emri i Jezus Krishtit?
Në traditën e arbërve, një nga femijët trashëgonte emrin e gjyshërve, sipas gjinisë që kishte. Ky zakon e kishte burimin nga besimi pellazg, sipas të cilit shpirti (fryma e shenjtë) e të parëve “rilind” në tokë, në trupin e familjarëve të tij. Sigurish gjatë qindra shekujve, ky mit është haruar, por është ruajtur riti, si një detyrim i pasardhesve për të rikujtuar dhe nderuar të parët e tyre.
Edhe emri i Jezu Krishtit, ndjek po këtë mit të besimit pellazg. Tek “Ungjilli sipas Mateut”, për lindjen e Jezusit, shkruhet se ngjizja e tij u bë nga Fryma e Shenjtë e Zotit.
Shpjegimi i P.Zheit të emrit të Jesusit nëpërmjet gjuhës shqipe, e mbështet këtë mit: “Trekëndëshi i formuar nga blloqet e shkarkimit dhe arkitrau, dukej si një “sy” i madh qëndror, brenda tij, ishte skicuar një tetragrame (4shkronja) që në gjuhën çifute lexohen JHVE që përbën emrin e “të Pashprehshmit” dmth “Ti je i Vetmi” pikërisht si në arbërisht : Je VE(T). Ju kujtojmë se në hebraishten e lashtë H-ja shqiptohej E“ (40)
Ndërkohë në fjalorin e Biblës thuhet se: “Jezus në greqisht Jesous, i përgjigjet Jehôshûa në hebraisht dhe do të thotë Jehôvâh shpeton, Perëndia shpëton”. (41) Siç shihet, gjuha shqipe e shpjegon saktësisht fjalën JHVE, dmth Biri, ku u “fut” Fryma e Shenjtë e Atit, morri edhe emrin e tij, siç e gjejme ne traditën e popullit tonë. Ky mit nuk mbështetet me gjuhën hebraike.
Për emrin “ Krisht”, sipas fjalorit të Biblës është përkthim i emrit grek « Kristos » dhe i fjalës hebraike Mesia (Masîah) që do të thotë “I vajosur” (Gjo1,41). (42)
Edhe në këtë shpjegim, emri nuk zberthehet me anën e gjuhës hebraike, greke apo latine., Jezusi u emërtua edhe Krisht nga emri i Atit, që siç e pamë më sipër, përfaqësohej nga kryqi. Në gjuhën shqipe, rrenja “kri” është e njejtë, si për Krijuesin edhe kryqin (kri-qi në dialektin çam),që nuk e gjejmë në gjuhët e tjera. Kjo rrenjë e përbashkët dëshmon lidhjen e Jezusit me simbolin e kryqit dhe Zotin (Kri-sht, Kri-q, Kri-juesi).
Nga materiali i mësipërm, ku për të mos u zgjatur nuk janë përfshirë edhe fakte të tjera, kemi provuar se:
1: Kryqi dy rrezesh me të dyja format e tij, (90° apo kënde të tjera) si dhe tre- rrezesh, ka qënë simbol i yllit, dhe krahas hënës dhe shqiponjës, ka shprehur botën hyjnore dhe vetë Zotin. Të gjitha format e kryqit, kanë qenë sinonime të njeri-tjetrit, gjë që dëshmohet në materialet arkeologjike. Kryqe dy-tre rrezesh edhe sot shërbejnë për të shprehur grafikisht yllin.
2: Emri Krisht dhe Kryq kanë të njejtën rrënjë “kri”, siç e gjejme në dialektin e Çamërisë, ku kryqit i thonë “kri-q” (sht dhe q, janë mbaresa), e dëshmuar edhe nga gjuhësia historike e shqipes, ku vërehet se gërma “y” është më e vonëshme. Këtë lidhje gjuhësore nuk e gjejmë në asnjë gjuhë të besimit kristian. Rrënja “Kri” i përket në dialektin çam edhe emrit “Kriet”, që tek shqiptarët e sotëm shqiptohet Kryet apo Koka dhe ruan edhe në ditët e sotme kuptimin e “njëshit”, i të Parit të familjes apo Zotit të familjes, i cili mendon dhe vendos për të. Kjo dëshmohet edhe nga përdorimi i fjalës “Zot” për të Plotfuqishmin qiellor dhe për krye-familjarin, gjithemonë në kuptimin “i vetmi, i plotfuqishmi për fatin e … dhe të përkatësisë”. Siç pohon edhe studiuesi Beonlev: “Fjala, me të vërtetë i përket gjuhës në të cilën ajo nuk gjëndet e izoluar, ku bën pjesë në të gjithë familjen e termave, nga të cilat njëra palë shpjegon tjetrën” (43)
3: Emri i kryqit lidhet me emrin e Jezu Krishtit nëpërmjet mitologjisë dhe gjuhës pellazgo-shqipe.
Perfundimi: Gjuha pellazgo-shqipe ka qënë gjuha e miteve të para të njeriut europian dhe e simboleve të besimit. Bashk-shoqërimi i Jezusit në art, me simbolet pellazge si : shqiponja, hëna dhe dielli, rrezet, syri i Zotit, kryqi, demi, etj dëshmon zanafillën pellazge të kristianizmit.
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Emri i Jezu Krishtit, siç e thërret e gjithë Bota kristiane, dhe i Kryqit janë të gjuhës shqipe dhe shpjegohen me mitet e besimit të dardano-thesprotëve – sellenizmin (hellenizmin). Ky besim, gjatë mijeravjeçarëve pati zhvillimet dhe ndryshimet e veta, duke u pasuruar në mite dhe duke krijuar besime të reja që trashëguan doktrina, rite ,simbole, emërtime dhe shume gjera të tjera, nga besimi i PARË zanafillor. Në Ungjillin sipas Gjonit shkruhet :“Askush se pa Perëndinë kurrë ; i vetëm-linduri Bir, që është në gjirin e t’Et është ai, që e ka bërë të njohur”(45) – duke trasheguar emrin e Tij, në gjuhën hyjnore të ARBËRVE!
Fatbardha Demi
3.01.2014
1-f1 BIBLA – Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)
2- en.wikipedia.org/…/Instrument_of_Jesus’_crucifixion
3- po aty
4- (a) Justus Lipsius‘ De cruce 1595 http://en.wikipedia.org/wiki/Crucifixion_of_Jesus (b) http://it.wikipedia.org/wiki/Sant%27Agazio
5- http://en.wikipedia.org/wiki/Dispute_about_Jesus%27_execution_method
6- po aty
7- http://fr.wikipedia.org/wiki/Croix_(symbole)
6- po aty
7- f57 Petro Zhei “Shqipja dhe Sanskritishtja” (pjesa e dyte),Tirane, Tertiumdatur, 2006
8- f91 Carl Jang « L’uomo e i suoi simboli » TEA, Milano, 2011
9- Fragment nga nje objekt erkeologjik. (La più antica scrittura alfabetica, Marston, “La Bible a dit vrai”, Plon 1935, f21) www.abebooks.fr/Bible-dit-vrai-MARSTON-Sir-Charles/…/bd
10- http://www.funsci.com/fun3_it/scrittura/scrittura.htm
11- f184 Niko Stillo”Etruskishte Toskerishte”
12- f12 At Justin Rrota « Per Historine e Alfabetit shqyp » Botime Françeskane, Shkoder, 2005
13- Mircea Eliade- da Trattato di Storia delle Religioni (1948), Einaudi, Torino 1954, pp. 42-45; 111-114; 105-107.http://www.disf.org/AltriTesti/Eliade.asp
14- f 45 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike”,1997
15- f17 Petro Zhei ,po aty
16- (a) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b) Perendia Mitra (c) http://it.wikipedia.org/wiki/In_hoc_signo_vinces
17- f87, 88 Xhuzepe Katapano „Thoti fliste shqip ose Thot-i boreal, Iliro-Shqiptar, i dha Botes Kumtin e pare te Lirise dhe te Drites“ Botimet enciklopedike, 2007
18- http://www.antiqva.org/Monetazione%20IV-III%20Sec%20aC.htm
(djathtas) Sol Invictus (upper left) and Mithras slaying a bull, 3rd century, Vatican Museum
19- (a)Monedhe romake e vitit 189-180 pk. (b) (DA ALLORA INIZIO’ IL DECLINO DI VERCELLI www.webalice.it) (c) Ein heraldisches Exlibris aus dem Jahr 1895, entworfen von Ernst Krahl (1858-1926) http://www.dr-bernhard-peter.de/Heraldik/seite38.htm
20- Antonietta Zanatta http://www.storia-dell-arte.com/significato-del-cerchio.html
21- http://www.summagallicana.it/lessico/e/Etruschi.htm)jiptiane
22- (a-b) http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (c) Le_monete_di_Luceria_Classe_IV_-_8.jpg it.wikipedia.org
23- (majtas) http://fr.wikipedia.org/wiki/L%C3%A9da_et_le_cygne_(L%C3%A9onard_de_Vinci) (qender) A ROMAN MARBLE RELIEF WITH THE DIOSCURI CIRCA 2ND CENTURY A.D. http://www.christies.com/lotfinder/ancient-art-antiquities/a-roman-marble-relief-with-the-dioscuri-5546883-details.aspx (djathtas) Romano Impero: CULTO DI OPI – OPS www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html
24- (a) Denarius. Rome, 113-112 BC. Helmeted head of Roma left, holding s… http://www.sixbid.com/browse.html?auction=674&page=5 (b-c). www.bksh.al
25- f251 Moreno Neri “Pletone Trattato delle virtu” Bompiani Testi a Fronte, Milano 2010
26- it.wikipedia.org/wiki/Denominazioni_dei_Greci
27- f64 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
28- f 43 Nermin Vlora Falaski “Prona gjuhesore dhe gjenetike” 1997
29- (a) http://www.forumishqiptar.com/threads/118026-Gjetjet-arkeologjike-në-Kroaci (b) www.romanoimpero.com/…/il-culto-di-opi.html)
(c) http://it.wikipedia.org/wiki/Arma_bianca (d) http://www.thekeep.org/~kunoichi/kunoichi/themestream/min.html#.UijwieNOJH0#ixzz2e3SxjfDo (e) (Monogramma di Cristo, sec. IV) www.scalarchives.it
30- f24 Petro Zhei po aty
31- f49,50 Petro Zhei po aty
32- f306 BIBLA– Dhjata e Vjeter dhe Dhjata e Re (botuar nga Shoqata shqiptare e Bibles, 1995)
33- f306 Bibla po aty
34- http://www.forumishqiptar.com/threads/123176-Veshjet-Ilire-dhe-frizuara-e-tyre-(djathts) http://fr.wikipedia.org/wiki/Shamash
35- f.277 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
36- (a) Flickriver: Photoset ‘Etruscan Civilization’ by ЯAFIK ♋ BERLINTwo men retrieving a dead comrade.www.flickriver.com (b) Albrecht Dürer, Portrait de Sigismond de Luxembourg, empereur du Saint-Empire, vers 1510-1513.http://fr.wikipedia.org/wiki/Aigle_%C3%A0_deux_t%C3%AAtes (c) Qostek, shk19, Tepelene. «Veshje popullore shqipetare », Instituti i Kultures Popullore, vol I, f 101
37- f46, 87 Petro Zhei po aty
38- (a) ilsalottodellestreghe.forumcommunity.net(b) The Original Black Cultures of Eastern Europe and Asia realhistoryww.com (c) http://upload.wikimedia.org/wikipedia/commons/3/3c/Pope_Benedict_XVI_1.jpg
39- (Gerhard Herm « L’ avventura dei Fenici » Garzanti, 1974), f58 Xhuzepe Katpano, po aty
40- f65 Petro Zhei po aty
41- f320 Bibla po aty
42- f333, Bibla po aty
43- f.382 Arif Mati “Mikenet=Pellazget” Tirane, Plejad, 2008
44- (a) Reliquary of the True Cross at the Church of the Holy Sepulchre, Jerusalem. http://en.wikipedia.org/wiki/True_Cross. (b-c) San Miniato al Monte (Florence) – Apsidal Mosaic (d) http://fr.wikipedia.org/wiki/Repr%C3%A9sentation_artistique_de_J%C3%A9sus_Christ
45- f107 Ungjilli sipas Gjonit. BIBLA po aty
Nga Jorgo S. TELO*
Nga çdo këndvështrim të mund ta kundrojmë artin e të shkruarit, doemos që do gjejmë një mori rrënjësh e degësh lidhëse me rrënjët e degët e krijimtarisë gojore të popullit; e realizuar kjo para shekujsh dhe e përcjellur brez pas brezi…
Pra, nuk kemi të bëjmë me një dukuri të brishtë e kalimtare. Përkndër kjo pleksje ka hershmëri, goxha moshë, duke marrë trajtesat e një ngjizjeje të fortë e domethënëse.
Jo pak studiues e kanë nxjerrë në pah një dukuri të tillë, duke paraqitur faktin e këndshëm e të mirëqenë të përshfaqjes së lirikës në poezi me zë të lartë. Madje është pikërisht lirizmi ai që i jep me të drejtë poezisë fytyrën e rinisë së përjetshme.
Disa poetë e konsiderojnë poezinë lirike si pararendëse të vjershërimit të sotëm modern në Shqipëri.Në dhjetor të vitit 2010, me sa kam lexuar ne internet, në shtëpinë e Miqve të Librit u organizua një diskutim krijues për poezinë lirike shqipe të përzgjedhur në një antologji të autorit Nasho Jorgaqi, ku janë sistemuar lirikat më përfaqësuese të autorëve shqiptarë midis dy luftrave boteërore 1914 – 1944 nga Mjeda e më pas…
Duke shkuar më larg në kohë nuk ka si të anashkalojmë lirizmin që buron natyrshëm e bukurisht të poezitë e Jeronim De Radës, të Gavril Darës, sidomos te kryeveprat “Këngët e Milosaos” dhe “ “Kënga e sprasme e Balës”, ku arbëreshët e nderuar, duke marrë afshin e këngëve të popullit në ceremonialet e bukura të jetës, kanë arritur të lënë gjurmë të thekshme në poezinë lirike shqiptare.
Dihet tashmë që vjershat apo rapsoditë lirike folklorike zakonisht jenë produkte të improvizuara aty për aty përgjatë ritit tradicional, ku pa kurrfartë mëdyshje lirika dashurore del në plan sipëror edhe përballë lirikës pejzazhore, kur dihet që bukuritë e natyrës janë të pamata e të panumërta. Madje ndeshim shpeshërisht një mbështetje të lirikës njerëzore përtej asaj natyrore, ku e dyta përforcon të parën. Këtë dukuri po e shëmbëllzoj me pak fjalë: Besoj të na kujtohen vargjet hyrëse te poema “Këngët e Milosaos”, e njohur në letërsinë sentimentale e romantike dhe e para e më e njohura vepër e De Radës e botuar ne vitin 1836: “Fryjti er’ e malit dhe rrëzoi hijen e lisit.” A nuk paraprijnë këto dy vargje pejzazh gjendjen e rënduar të poetit të malluar, që u lutet ushtarëve të hapin pakës fletën e shatorës për të parë Shkodrën edhe të motrën, paçka se brenda kësaj Shkodre ai ka të tjera rrëfime, që shtjellojnë një dashuri të madhe rioshësh, dashuri e penguar nga diferencimi origjinor e pasuror…
E papritura apo “dues ex macina” si mjet që ndeshet rëndom në krijimtarinë popullore poetike apo në përralla u përdor shumë bukur nga poeti.Gjithashtu do gjejmë në këtë poemë dhe vargje të mrekullueshëm të frymëzuar nga poezia popullore si:
“Duro, zemër e duro,
siç duron mali dëborën!”
Poetët romantikë si De Rada e më pas Naim Frashëri e mjaft të tjerë e kanë pasur më të dukshme mbështetjen te folklori, prej nga kurrë nuk del i zhgënjyer një krijues i mirëfilltë. Porse, siç dihet prej shumëkujt edhe poetë të realizmit si Çajupi ynë i ndritur, i kishin hedhur rrenjët atje ku rrënjët ka kënga e popullit, si gurrë e pashtershme.
Në këto vragë që nuk i shuan askurrë koha kanë ecur me dhjetra poetë shqiptarë edhe ata që kanë qenë brenda vendit edhe të diasporës. Edhe arbëreshët edhe arvanitasit, sikundër edhe kosovarët e të tjerë përbrenda kombit të përbashkët të cilit i përkasim.
Përkundrej një auditori që i njeh shumë mirë autorët lirikë shqiptarë dhe veprat e tyre me lirizëm të spikatur, nuk është vendi të zgjatem me shtjellime e shembuj, se do bëhesha i mërzitshëm.
Është më se normale të theksoj se ashtu siç njihen shkrimtarëet e poetët shqiptarë në Kosovë, po kështu njihen e studiohen edhe autorët kosovarë në Shqipëri.Këtë dukuri e shohim shprehimisht të pasqyruar edhe në tekstet e antologjitë shkollore, ku siç studiohen autorët e shquar të Rilindjes, studiohen edhe autorë të ndryshëm të mëvonshëm e bashkëkohorë, duke nisur nga Migjeni, Asllani, Poradeci (si romantiku më i fundit), Kuteli e deri te Agolli, Vangjush Ziko,Frederik Reshpja, J. Bllaci, XH.Spahiu, Koçi Petriti e me radhë… Po kështu, po të vijoj enumeracionin, patjetër që nuk mund të anashkaloj autorë të nmirënjohur kosovarë si : Rexhep Qosjen, Ibrahim Rugovën, Azem Shkrelin, Ndue Ukcamën, Ali Podrimjen, Anton Pashku, Jeton Kelmendi, Esat Mekuli,Nazmi Rahmani e sa e sa të tjerë.
Sidoqoftë brenda kësaj ushtrie të madhe të armatosur gjer në dhëmbë me letër, penë e kompjutera, e përbashkëta është gjuha shqip, njohja e Rilindjes së përbashkët shqiptare, ndodhi e shumë prej autorëve aktualisht në emigracion, ku për gjithkënd ndjesia e mallit shërben edhe si karburant për të vënë në lëvizje “makinerinë poetike” të pandalshme…
Sapo përmenda konceptin “mall”, një ndjesi e fortë që përlindet nga të qenit larg familjes, larg vendlindjes. A nuk na jepet e drejta të themi se lirikat përmallore mund të renditen për nga forca, bukuria e intesiteti i figuracionit pas lirikave dashurore? Besoj se kështu është e vërteta.
Natyrisht këto dy ndjesi janë të gërshetuara ndërsjelltas, ngase ushqimin e marrin nga shpirt i autorëve me ndjesi të holla e mendje cilësore të fuqishme, që dinë ç’të marrin nga e shkuara, nga tradita, dinë si të krijojnë pleksje të rrënjëve të reja me rrënjët e vjetra e shumë të vjetra, të thella e shumë të thella të traditës e të krijimtarisë gojore popullore, tepër e madhërishme për nga volmi e mjaft e këndshme për nga figuracioni spontan popullor në rrjedhën e viteve. Pema e kësaj trashëgimie qëndron përherë krah për krah me pemën fryteplot të letërsisë së mirëfilltë apo krijimtarisë shpirtërore të kultivuar thënë ndryshe…
Këto dy pemë gjigande i kanë rrënjët në hershmëri, sa s’mbahet mend dhe degët e tyre të hapura si tendë arrijnë e pleksen me njëra – tjetrën aq natyrshëm si dhe rrënjët, për të na dhënë vlera të reja në vijueshmëri të pandërprerë…
Për autorët me energji të pareshtura krijuese ndodh të jetë më lodhës hedhja në letër e refleksioneve për produktet poetike të të tjerëve , se sa ndërtimi i një lirike vetiake. Me sa kam dëgjuar e lexuar, është thënë më parë, kryesisht në periudhën e realizmit socialist se pozicioni, statusi i redaktorit dhe i të bërit kritikë në letërsi përfshin më së terpërmi autorët e dështuar. Nuk mund të pajtohem aspak me këtë mendësi. Doemos të tilla përfolje vijnë nga thashethemnaja e individëve që nuk kanë gjetur rrugëzgjidhje për botime cilësore te vetvetja.
Dhe raste kur autorë të shumtë janë thyer në rrugën e krijimtarisë kanë qenë të pranishëm goxha, por jo vendimtarë…
Vërejmë gjidhashtu edhe lirikën atdhetare e shoqërore, të dyja të lidhura fort me lirikat e mallit e sidomos me rapsoditë popullore të gjithë trevave shqipfolëse…
Shumëkush mund të pranojë se tendencat e unifikimit të gjuhës shqipe i shohim më të dukshme te poezia lirike e sidomos te lirikat popullore. Është një veçori e kapshme kjo në suazën e krijimtarisë së përgjithshme letrare ndër ne…
Nëse do t’u referoheshom sadopak sprovave, introdukteve, analizave e kritikave qe kanë lënë trashëgim idhujt tanë të të shprehurit shqip përmes artit të fjalës, do arrinim natyrshëm e bindshëm në dedusionin se për ta realizuar një akt të tillë fisnik e të dobishëm, lypsen dije të qendrushme, studim i përhershëm për njohjen e përditësisë në krijimtarinë e shumanshme e tejet të shumëfishuar në kohët që jetojmë.
Shembujt më të sipaktur të analitikave letrare e gjejmë jo vetëm te Noli, Kuteli, Konica, Fishta, Qosja, Rugova e Kadarea, por edhe te mjaft të tjerë më të rinj si, Nasho Jorgaqi, Jorgo Bulo, Sami Repishti, Moikom Zeqo, Visar Zhiti, Baki Ymeri, Fatmir Terziu, Kristaq Shabani, Flori Bruqi, Kozeta Zylo, Agron Tufa, e të tjerë.
Për bukurinë e fuqinë e magjishme që rrezaton e shpërndan thesari i folkloristikës gojore e shkrimore shqiptare Ismail Kadare na ka dhënë një ndër studimet e veta të spikatura “Autobiografia e popullit në vargje”, ku brezat e rinj kanë ç’të mësojnë e përkrahin, për të mos i shpërfillur kurrsesi thesaret e papërsëritshme të këtij populli, pjesëtarë të të cilit kemi privilegjin të jemi.
Ne vargjet poetike të shumë poetëve lirikë lirizmin e shoh herë tronditës, herë erotik, herë të përlotur dhe më së shumti, me muzikalitet, e ritëm… gjithaq edhe hermetik. Vetëkuptohet ky i fundit është si më i priruri nga tendenca për t’u distancuar nga lirika tradicionale popullore.
Të prirë për t’u ruajtur nga rënia në folklorizëm mjaft autorë parapëlqejnë vargun e lirë , madje mendimin e fshehur në kostumin e fjalës së figurshme, pra mendimin metaforik, ku edhe shprehja e kryendjenjës njerëzore do thellësi mendimi të kapet e të marrë përgjigjen e duhur.
Si individ në rrafshin e krijimtarisë jam i dashuruar me poezinë e drejpëredrejtë, e cila shpeshmërisht më çel vet shtigje për të vërshuar figura të këndshme të stilistikës poetike, duke mos rendur pas hermetizmit e abstraksionit. Kësisoj lexuesit u përkasin të gjitha niveleve të intelektit e të arsimimit brenda komunitetit real dhe atij virtual internetik…
Lirizmi e gjen veten në poezi edhe pa u shkruar ndoshta asnjë herë fjala dashuri, fakt që e shohim vetë, por që e kemi dëgjuar prej ekranit përmes gojës së lirikut të ëmbël Dritëro Agolli, i cili siç është shprehur dhe vetë rrallë ose asfare e shpërdoron nocionin “dashuri” në poezitë e veta lirike…
Gjithçka që rrëfen praktika në rrafshimin dhe zbehjen e kritikës letrare si shoqëruese e përhershme e krijimtarisë së shumtë, nuk mund të arrihet me ecje nën udhë e mbi udhë apo me lëvizje të tërthorta…Vlerësimet e drejta, opinionet e mirëqena dinë t’i shprehin asish individë me një bagazh të qëndrueshëm dijesh të përftuara nga shkollimi e nga studimi i vijueshëm përditësor…
Duk do shumë mend, për të kuptuar drejt se çdo arritje në lirizmin letrar nuk mund të realizohet, pa përthithur jo në mënyrë zhabllone sadopak nga nektari i litrikës tradsicionale popullore që përmblidhet në termin e gjërë “folklor”…
Duke qëndruar sadopak te thënia mendimthellë: “Grada e qytetërimit dhe e moralit të një populli kuptohet nga këngët dhe lojërat e tij”, mund ta përdornim këtë aforizëm në dobi të gradës së qytetërimit dhe e moralit të krejt krijuesve letrarë dhe artistikë.
(*Autori është i vdekur)
*Dergoi Flori Bruqi
KAPITULLI I NJËZET E PESË
Nga: Kristaq Turtulli
Kur rritet inati, mendo pasojat…
Konfuci
Vironi u përpoq ti shmangej shikimit të ngrirë, të errët si pellg me zift, të Çao Dao Bu-së. Eci përgjatë tezgave me barishte, spinaq, lëpjeta, radhiqe, rrepka, karota dhe qepë. Pak më tej ishin tezgat e shtrembra sikur do binin përdhe të mbushura me patate të vjetra me gunga. Të gjitha këto prodhime ishin të mbledhura prej fshatarëve nëpër skërkat e maleve, mezhdat e arave dhe në zgavrat e përrenjve. Ecte ngadalë për tu treguar i preokupuar në sy të saj, në blerjen e prodhimeve të stinës
Përgjimi dhe vështrimi i Çao Dao Bu-së ishte acarues. Ajo shoqërohej nga dashnori i përkushtuar, shitësi veshllapush i peshkut, Kim Kum Il. Ata ngriheshin në majë të këmbëve, zgjateshin majtas djathtas, bënin veprime të hallakatura. Të dy lëvrinin të paduruar, donin të fshiheshin e të përgjonin njëherësh, nxituan në anën tjetër, shtynë padashur me bërryla shitësit e nervozuar, rrëzuan spinaqin, e shkelën me këmbë. Kërkuan të falur me sy të trishtuar, duke bashkuar pëllëmbët dhe përkulur me përulje kokat.
Vironit përnjëherë iu krijua përfytyrimi se zhapiku dhe bretkosa ishin më simpatikë se këta dy njerëz që zvarriten nëpër baltovinën e pazarit. Spërkatin me zift dhe kacafyten me shitësit fatkeq, të cilëve po u shpërdorohej dhe shkelej malli i mbledhur me aq mund e sakrifica.
Vironit nuk i bëhej të qeshte, qëndroi, u mbush me frymë dhe fshiu djersën. Brenda disa orësh mësoi nga jeta shumë gjera,të cilat si kishte menduar më parë. Njohu sa me vlerë dhe e gjithëpushtetshme është kur të do dikush. Sa e madhe është dashuria e May Lee-së, femrës së mrekullueshme që, për djemtë vendas por edhe për vetë atë, quhej ëndërr e purpurte e pakapshme, fluide që i afrohej dhe largohej si era. Nuk mund të prekej dhe të ledhatohej.
Vajza e ëndërrt, e magjishme May Lee i dhuroi gjithçka me fisnikëri, si rrallë ndonjë femër, me gjithë pasionin dhe forcën e shpirtit. Atëhere e kuptoi se ndjenjat e brishta nuk janë lodra, ato janë shungulluese. Dashuria dhe ndjenja e një femre kur të do me pasion nuk ka pengesë ta ndalë. Ajo nuk ishte e akullt, enigmatike, me mjegull të hirtë e shi të imët mbuluar, si pikturat e rëndomta që shiten në pazarin e antikuarëve. May Lee ishte ajri dhe vlaga, ëndrra dhe realiteti, dashuria dhe jeta, vetë dhurata e bukurisë dhe zjarrit femëror. Ajo ishte gjithësia, të cilën ia dhuroi pa ngurrim. Ndjenja, brishtësia, dashuria, sinqeriteti nuk kanë masë dhe peshë të peshohen. Burojnë prej zemrës dhe shpërthejnë si vullkan i zjarrtë.
Vironi nuk besonte se njerëzit aziatikë,të skajit të largët, të kenë ndenja aq të prekshme, të patjetërsueshme, të dallgëzuara si uragane, shpërthyese sa shkundin dhe thërrmojnë malet.
Për herë të parë në jetën e vet u ndje i lehtë, me flatra dhe me frymëmarrje të plotë. Se janë ca gjëra të pashfaqura, të nëndheshme, të cilat lëvizin me tërsëllëm dhe ngrihen me vërtik përpjetë. Të bëjnë ta shijosh jetën, të mbash në buzë mushtin më të papërsëritshëm. E magjishmja May Lee në momentet e mrekullueshme të dashurisë qe ajër i freskët, fllad, këngë, burim gurgullues e përnjëherësh llavë e zjarrtë.
U largua i përhumbur prej saj, duke u kalamendur, vetëm sa kishte hedhur këmbën dhe shkelur lehtë, butë në parkun e Edenit. Pastaj gjithçka rrodhi aq shpejt dhe furishëm, kapërceu i hutuar deriçkën e vogël dhe shtegun e ngushtë të përmbytur nga ferrat dhe drizat. U përkul, gati u zvarrit nëpër monopatin që i treguan, pa i kushtuar rëndësi ferrave dhe gjembave se mund të çirrej apo të shpohej. Vironit akoma nuk i besohej për bukurinë që preku dhe e shijoi aq shumë, kundërmimi i trupit të saj e drithëronte, ndjehej i mbushur aq sa i mbahej frymëmarrja, por i pa nginjur…
Vironit iu duk e neveritshme të bënte rolin e të tremburit, fajtorit, kur nuk kishte arsye. Gjendej si gjithë qytetarët e tjerë në mes të pazarit të madh, ku zallahia dhe rrëmuja ngrihej në kupë të qiellit. Bëri një hap të madh majtas u doli përpara, qëndroi dhe priti të afrohej drejt tij përzierja e shpifur midis zhabjakut dhe bretkosës.
Çao Dao Bu nuk e priste ngulmimin dhe afrimin e djalit, ndaloi disa hapa larg tij, u kapërdi me vështirësi dhe mbajti për krahu shitësin e peshkut. Ajo u pështjellua, nuk e mendonte se huaji do ta vështronte drejt ne sy pa i lëvizur bebja e syrit. I u tha pështyma në gojë, iu bë i hidhur farmak, bëri të kthehej, të ikte nga sytë këmbët në shtegun më të parë midis tezgave, por shitësit e ndiqnin me sy të egërsuar dhe i dilnin përpara. Ajo u shmang, donte të lëvizte në krahun tjetër, gjithsesi rrugina midis tezgave ishte e ngushtë dhe ata me patjetër do të piqeshin. Çao Dao Bu shtrëngoi nga krahu shitësin e peshkut Kim Kum Il dhe shpejtoi hapin me shikim të ulur përtokë.
-Sa mirë që u takuam Çao Dao Bu,- i foli Vironi me nënqeshje të lehtë dhe njëherësh e zhbiroi me sy.
Ajo u përtyp, tërhoqi e hutuar kryet prapa dhe mërmëriti me keqdashje të hapur:
-Nuk di ku ta shoh të mirën e këtij takimi!
Luajti me nervozizëm kryet si kulaçi i lulediellit që lëkundej prej erës, ndërsa shitësi veshllapush i peshkut Kim Kum Il u kollit me ndërprerje.
Vironi u mërzit dhe për një moment mendoi ta zgjaste bisedën me Çao Dao Bu-në, ta ngacmonte dhe të shfryhej me shëmtimin e tjetërsimit të fytyrës së femrës, por ndërroi menjëherë mendje. Nuk duhej ta tendoste akoma më tepër gjendjen. Ajo ishte një bretkosë e keqe që nuk dinte vetëm të kuakte, por edhe të përlyente dhe fëlliqte me ndotje dheun e shkrifët dhe lulet e freskëta. Gjithashtu, nëse ai fshihej, do dredhonte, tërhiqej nëpër fëlliqësirat e pazarit, me siguri do shtohej oreksi dhe dyshimi i përgjueses, shkollares shembullore Çao Dao Bu.
Ai e shoqëroi me bisht të syrit tjetërsimin e fytyrës së vajzës, si metal i ndryshkur, pa larguar prej fytyrës së tij buzëqeshjen cinike.
Vironi përsëri ndjente mëshirë dhe përbuzje për këtë femër fatkeqe, të paditur, që hante veten e vet prej xhelozisë dhe marrëzisë. Ndërsa Çao Dao Bu e urrente thellësisht, përbindshëm, aq sa t’ja nxirrte sytë me thonj këtij studentit të huaj, bukurosh, i cili pabesisht dhe pa pikë turpi u hyri në mes May Lee-s dhe asaj.
Ata u larguan pa kthyer kokën nga njëri tjetrit, por përgjonin me bisht të syrit, ecën me hapa të shpejtuara në skaje të kundërta. Çao Dao Bu u fut sërish me hap nervoz dhe të ngutur në rrugët e ngushta të skajit lindor të qytetit. Vironi doli prej pazarit, me hapa të ngadalta, kapërceu rrugën ndarëse dhe u fut në rrugën kryesore. Duke pasur në krah të djathtë qytetin model, të mrekullueshëm por fatkeqësisht fantazmë, të magjisë socialiste.
Filloi të binte shi. Vironi ngriti jakën dhe shpejtoi hapin. Stacioni i autobusit për të shkuar në qytetin e studentit ishte larg. Dy blloqe më poshtë se monumenti njëzet metra i lartë i derdhur në bronc i udhëheqësit të lavdishëm Kim. Vironi la pas monumentin dhe kaloi me hap të nxituar në anën e kundërt të bulevardit, në trotuar, përballë bllokut të rrethuar me mure dhe hekura të udhëheqësve të lartë të partisë dhe të shtetit.
Shiu vazhdonte të binte, por ai nuk çante kryet, i shkrepi të vraponte. Magjia May Lee i kishte ngelur në mendje. Vajza i dha kënaqësinë më të mrekullueshme. Autobusi i linjës së qytetit të studentit frenoi me zhurmë përpara këmbëve dhe ai kërceu brenda. Makina u mbush menjëherë plot. Shiu filloi të binte me furi, me erë, përplasej mbas xhamave të dritareve, fshirëset punonin me vështirësi.
Vironi vështronte rrëketë e shiut që përdridheshin, dredhonin, rrëshqisnin nëpër dritare dhe ndjeu menjëherë mall të madh për May Lee-në. Provoi pendesë të heshtur, si një pickim në zemër që nuk kishte ndenjur më shumë me të. Dikush e preku në shpatull, u kthye me bezdi, dalloi kaçurrelin dhe buzëqeshjen e gjerë te kubanezit Julio.
-Përskuqja e fytyrës sate më mahniti. Në cilat shtigje të pashkelura barite sot vëllaçko?- i foli Julio me zë të lartë, pa e ndarë buzëqeshjen.
Vironi e ndjeu veten bosh, u nervozua dhe e këqyri tjetrin me vëmendje. Nuk i pëlqeu kur tjetri i futi hundët, përnjëherësh e mbërtheu alarmi i zbulimit të sekretit të madh.
-Në shtigjet e sat ëme Julio,- ia ktheu me ton të thatë.
Julio u prish në fytyrë dhe tundi kokën ngadalë.
-Nuk bëj shaka,- foli me zë të lënduar dhe vazhdoi me ton të ngjirur. – Sa për dijeni, mos i përzje mamatë në biseda hidh dhe prit.
-As unë,- ia ktheu Vironi thatë dhe ktheu kokën mënjane.
Kubanezi Julio hodhi lart kaçurrelin dhe shfryu me inat.
-Ta kam thënë disa herë dreqi me brirë Viron don Zhuani, mos u kruaj shumë me mua. Sa për dijeni nëna ime u vra prej Fidel Kastros katër vjet mbasi ai mori pushtetin. Ajo ka qenë ndër komunistet e para, por nuk ishte dakord me politikën dhe praktikën që ndiqte Fideli, i cili inkurajonte parazitizmin dhe varfërinë. Nëna e kundërshtoi ashpër në një mbledhje plenumi. Fideli shkuli qimet e mjekrës prej inatit dhe e quajti nënën antiparti, antipopull. E përjashtoi dhunshëm nga partia dhe e pushkatoi. Nëna ime ishte ndër femrat më të bukura të Kubës. Im atë, i frikësuar për jetën e vet mëshumë se sa për mua dhe për të rregulluar biografinë, shpëtuar persekutimit u martua me një kushërirë të afërt të mjekroshit, një lëneshë e shëmtuar me eksperiencë. Vunë kurorë, mjekroshi mori pjesë në dasmë, qeshte me zë të lartë. Mbaj mend më kishin veshur me një kostum të bardhë. Ai më mori pranë dhe pyeti babanë: ‘Ky është djali? Babai me vështrim të trembur luajti kryet me të shpejtë. Fideli ledhatoi mjekrën dhe vazhdoi : Ta edukojmë të bëhet komunist i devotshëm.’ Unë shkava prej gjurit të tij dhe ika tutje. Kupton Viron don Zhuani, ndryshe nuk do të isha këtu me ty në këtë skaj të largët aziatik,’ përfundoi me zë të grindur Julio.
Vironi e ndjeu veten keq:
-Më fal Julio,- i pëshpëriti.
Kubanezi shkundi kryet me bezdi, pastaj zbardhi dhembët dhe flaku në çast mërzinë.
-Sa për dijeni, edhe po të ishte ime më gjallë, ti nuk mund të bëje gjë sepse do të paloste me shikim, dreqi me brirë Viron don Zhuani.
Të dy qeshën dhe i rrahën shpatullat e shoqi-shoqit.
-Të dy jemi dreqër të këndshëm, more Julio kubanezi,- i ktheu Vironi.
-Jemi! Përse të mos jemi,- ia bëri Julio dhe zbardhi dhembët: – Ne mbartim mbi shpinë me ndershmëri proletare komunizmin eksperimental.
Shiu vazhdonte të binte, xhamat e makinës ishin veshur me avull. Autobusi bëri një rrotullim të fortë, ndaloi përpara kinoteatrit. Ata kërcyen dhe vrapuan drejt derës së hapur të kinoteatrit. Julios iu fut këmba e djathtë në një pellg me ujë, fytyra e tij u deformua nga ngërdheshja, pështyu në pellg por nuk shau. I trembej përgjimit:
-Këta aziatikë krijojnë pellgje për të njohur mëritë,- pëshpëriti Julio.
Tek kutia e postës, Vironi gjeti një zarf, dërguar nga i ati, zarfi ishte i portokalltë dhe pak më i trashë se herët e tjera. E grisi në cep, brenda gjeti letrën të shkruar me shkrim të madh në fletë fletoreje me kuti dhe dy fotografi të formatit të zakonshëm. Në të dyja fotografitë kishte dalë i ati i qeshur, i lumtur, kokë më kokë me Megi violinisten, mbas tyre dallohej sfondi i detit, me siguri ata duhej të kishin dalë në plazhin e qytetit të Durrësit. Me flokët e Megit luante era dhe ai dalloi ballin pak të kërcyer dhe të gjerë.
Mbrapa fotografive ishte shkruar me shkrim të kujdesshëm:
-Me mall të presim, babai(një hapësirë e vogël bosh, ku ndjehej mëdyshja,më pas) nëna Megi.
‘Nëna Megi,’ mërmëriti me vete. Sikur nuk shkonte, ishte artificiale. Vështroi shiun që binte përjashta. Iu kujtua nënë Vera, sa shpejt lihen mënjanë, sfumohen, derisa harrohen njerëzit e afërt, të dashur edhe pse me ta ke kaluar pjesën më të rëndësishme të jetës. I tmerrshëm qenka harrimi. Nuk do ta harronte kurrë nënën Vera.Vironit nisi ti pihej ujë, fërkoi qafën mbas këmishës dhe hodhi përsëri vështrimin përjashta ku vazhdonte të derdhej shiu dhe rruga ishte e përmbytur nga përrenjtë.
Nuk donte të mendonte gjëra të trishtuara. Ishte i mbushur me kujtime të këndshme, mezi priste të vinte dita e nesërme dhe të mendohej se si të gjente mundësinë të takohej me vajzën që dashuronte. Mbase dhe babai i tij Mirili e donte vërtet violinisten Megi. A mund të dashurojë njeriu dy herë me të njëjtin zjarr dhe pasion? Dikur babai i tij Mirili ishte dashuruar, siç thuhej, çmendurisht me nënën e tij Vera.
Vironi hëngri disa biskota të thata, të zbutura në çaj të vakët, u zhvesh dhe u fut në rroba. Mbështeti kokën në jastëk dhe mbylli sytë, përnjëherësh i doli përpara May Lee e qeshur, e zhveshur, e mrekullueshme…
(Drita Nikoliqi-Binaj: Përuron vëllimin “Si ta pagëzoj heshtjen”)
Image may be NSFW.
Clik here to view.
Nga: Prof. Murat Gecaj
publicist e studiues-Tiranë
1.
Muaj më parë, kolegu e miku im, nga qyteti i Pejës (Kosovë), poeti Agim Desku, dërgoi një mesazh përmes Internetit. Në të, njoftonte se kishte dalë nga shtypi libri me poezi i Drita Nikoliqit-Binaj, “Si ta pagëzoj heshtjen”. Bile, këtë botim të ri e dërgoi dhe me e-mail. Sigurisht, kjo ishte një ngjarje e gëzuar për autoren, por dhe për familjarë, miq e kolegë të saj. Prandaj u interesova të mësoja diçka më shumë për të, gjë që ma mundësoi jetëshkrimi i saj, në botimin në fjalë, por dhe Facebook-u.
Drita rrjedh nga dy familje atdhetare: është nga qyteti i Gjakovës dhe nënën e ka nga Shkodra. Jeta e solli që të jetojë familjarisht, në Novi Sad të Vojvodinës. Megjithëse në një mjedis të huaj, mendjen dhe zemrën gjithnjë i mban të pashkëputura nga vendlindja, në Kosovë e Shqipëri dhe trojet tjera të stërlashta amtare. Këtë gjë, ajo e ka pasqyruar më së miri në krijimet e saj, të cilat mund të gjinden edhe në faqet e Internetit. Ndërsa poezitë më të zgjedhura i tuboi në vëllimin, “Si ta pagëzoj heshtjen”.
Dhe ja, përsëri një njoftim tjetër i këtyre ditëve, nga poetet Genta Kaloçi (Tiranë) dhe Shefqete Gosalci (Prishtinë). Meqenëse ishte planifikuar përurimi i këtij libri edhe në kryeqytetin Tiranë, me dashamirësi, këtë lajm ua bëra të ditur disa shkrimtarëve e poetëve, si dhe personave të tjerë të interesuar.
2.
Përurimi i këtij vëllimi me poezi u organizua në sallën kryesore të Ministrisë së Kulturës. Kishin ardhur mjaft të ftuar, nga Shqipëria e Kosova, krijues të fushave të ndryshme, punonjës të artit, kulturës e shkencës, nga media e shkruar dhe ajo elektronike etj.
Modeatore e veprimtarisë ishte Marjola Kaloçi. I pari foli Stavri Trako, i cili e analizoi këtë botim të parë të Drita Nikoliqit-Binaj. Poezitë, që ai përmban, pasqyrojnë përjetime të autores, plot dashuri e dhimbje njerëzore, ëndrra të parealizuara etj. Por ato, gjithashtu, përshkohen me ndjenja të larta atdhetare, kombëtare shqiptare.
“Drita për dritën”, kështu e nisi diskutimin e saj, poetja nga Prishtina, Shefqete Gosalci, anëtare e Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës. Autorja në fjalëe ka vite të tëra, që shkruan e shkruan poezi të frymëzuara për vendlindjen, për Kosovën e Shqipërinë. Ndërsa vetëm tani, ajo i gëzohet vëllimit të parë të saj. Poezitë aty janë të mbushura plot me atdhedashuri, nderim e mall të pashuar për vëllezërit e motrat shqiptare, kudo që ndoshen. Me zërin e një poeteje dhe veprimtareje të papërtuar, nga Novi Sadi, ajo shpërndan “dritë” nëpër trojet tona shqiptare.
Me interes u ndoqën nga të pranishmit diskutimi i frymëzuar i shkrimtarit e poetit Namik Selmani dhe përshëndetja e Besim Ndregjonit, mik i autores. Ndërsa u duartrokitën nxehtësisht recitimet e Margarita Xhepës-“Artiste e Popullit” dhe kënga “Thërret Prizreni: Mori Shkodër”, nga Sh.Gosalci.
3.
Dëshiroj të shënoj këtu pak radhë të redaktorit të këtij libri, Agim Desku. Ndër të tjera, ai nënvizon: “Kur i lexon vargjet e përmbledhjes poetike, “Si ta pagëzoj heshtjen”, natyrshëm ndjen tek vlojnë brenda tyre vlerësimet krijuese për peshen e fjalës së thjeshtë, në dukje, por me figuracion të pasur dhe të dëshiruar…Aty janë ndjeshmëritë poetike, forca dhe karakteri i saj, zemra e mbushur me guxim, dritë dhe besim në vetëvete… Përmes vargut të saj, ajo sikur të merr miqësisht përdore dhe të fton në kopshtin e saj poetik, duke zbuluar para teje përftytyrime dhe ndjenja të bukura të shpirtit të pastër fisnik….Të tri ciklet e këtij vëllimi shquhen për formësimin poetik dhe lirikat e bukura, duke dëshmuar krenarinë e dashurinë për Kombin tonë dhe mëllefet e forta sociale të autores”.
Në mbyllje, po citojmë edhe vargje domethënëse, nga dy poezi të këtij vëllimi: “Jemi të lumtur vetëm në lartësi,/ sepse atje për fundërrina konak nuk ka./ Unë jam stuhi ,/ erë e fuqishme,/ për të gjitha ulësitë!…”.Ndërsa te poezia “Unë jam dritë”: “Diçka e pangopur/ është në fund të shpirtit tim/ dhe do flas…/Etje e fuqishme për…/është mbledhur në mua/ dhe po flet me gjuhën e vet…”.
…Pasi morën dhuratë-libra, me shënimin e autores Drita Nikoliqi-Binaj, pjesëmarrësit në këtë veprimtari të bukur përuruese bënë fotografi dhe i kaluan disa çaste së bashku, në koktejin e shtruar, me këtë rast.
Tiranë, 14 dhjetor 2013