Nga: Teuta Sadiku
Pashë shumë pluhur dhe pisllëk
zura hundët me dorë, çfarë të bëja
me fletët e dijes ,edukatës shkollore
një nga një zura ti pastroja.
Nuk jam pishman për asgjë
që këmbëzbathur shkela mbi ndjenjat
herë të buta herë të ashpra të mijat e të të tjerëve
ku bëra vend mes tyre ,ose sa për të kaluar orën.
Kalova dhe mbi pirgje me ligje
mbi telat me gjëmba të zakoneve
kapërceva mbi pullazet e mentaliteteve
përshkova rrugët e sokaqet e kulturave
zvarrë u hoqa të historisë ngushticave të errta.
Kapërceva dhe malet e vuajtjeve më këmbë
me not i dola detit të halleve përmatanë
pashë fytyra njerzish herë me maska
e herë lakuriq , sa shumë u tremba zot
por rrugën prapë e vazhdova.
Provova dhe në anë të kundërt lumit i rashë
pelerinën e ktheva dhe nga frynte era
pallton e andruar nga duart e mamasë
sipas rastit nga të dyja anët e vesha.
Festen mbi sy e ula dhe u harrova
aq sa dhe këmbët më shkelën në batak
ndoshta dhe çafka e kokës më luajti pak
por shpirti, jo, nuk më ndryshoi aspak.